Basha mbledh opozitën në shesh: Rama-Meta qeverisin si në xhungël

Pas 9 vitesh,  Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë zbritur në shesh,  ne nje manifestimin paqësor për të protestuar për dy kauza të rëndësishme, blerjen e votës në zgjedhjet lokale të Korçës dhe demontimin e armëve të sirisë në Shqipëri.  Nga ora 14:00 simpatizantë të opozitës janë drejtuar drejt Kryeministrisë me pankarta në duar ku shkruhej “Ndal blerjes së votës”, “Ndal Ramastanit”.

Ndërsa iu drejtua qindra protestuesve në shesh, udhëheqësi i protestës opozitare, Lulzim Basha,   deklaroi se cënimi i votës është një kërcënim për të ardhmen e çdo shqiptari pavarësisht bindjes politike. Basha tha se përpara këtij skandali të gjithë qytetarët duhet të ndihen opozitarë për të shpëtuar votën  e lirë si themeli i demokracisë së një vendi.

“Nuk e zgjodhëm ne momentin për të dalë në shesh kundër kësaj qeverie, por qeveria që mbushi kupën, 2000 lekëshi i turpshëm i kësaj qeverie që blenë votën e qytetarëve të nderuar korçarë.  Kjo është një provë e organizuar në detaje, e krimit të blerjes së votës duke i shkulur përfundimisht zgjedhjet e lira dhe duke hapur periudhën e errët. Ja pra pse ky është moment i një alarmi të madh për një rrezik shumë të madh që kërcënon të ardhmen e shqiptarëve.Ne opozita jemi në këmbë të vendosur si asnjëherë tjetër për ti thënë ndal këtij rreziku vdekjeprurës. Ne nuk kemi të drejtë ta mbajmë në zyrat tona si çështje eksluzive të opozitës, çështja e zgjedhjeve të lira është para së gjithash dhe mbi të gjitha, është çështja juaj që keni ardhur në këtë shesh, është çështja e mijëra shqiptarëve që me zemër dhe mendje janë këtu me ne. Në këtë moment kur vota e lirë është cënuar në Korçë te gjithë jemi dhe duhet të jemi opozitarë, shpëtimtarë të saj sot nesër dhe përgjithmonë.Çështja e zgjedhjeve të lira është mbi të gjitha çështje e popullit të lirë dhe sovran. Është çështje e mijëra shqiptarëve të cilët bashkohen me ne në këtë çështje jetike në votës së lirë.Zgjedhjet e organizuar nga PD-ja ishin mbajtur të lira dhe të ndershme edhe në fshatrat më të thella të Tropojës, Hasit dhe Kukësit. Ata janë përsëritur në këtë krim, por nuk do të jenë më. Çirreshin se iu ishin vjedhur votat dhe vjedhin vetë ditën për diell” tha ai.