Korçë, aksident me tre të plagosur, përplasen furgonat
Një aksident automobilistik me pasojë tre të plagosur në gjendje të rëndë, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Aksidenti ka ndodhur në në fshatin Sovjan ku dy furgonë një pasagjerësh dhe një mallrash, janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Burime nga policia bëjnë me dije se furgoni i pasagjerëve kishte targën KO 763 A, ndërsa ai i mallrave targën TR 8185 K.
Deri më tani, policia ka identifikuar vetëm njërin prej të plagosurve, i cili është 53-vjeçari, Viktor Shabanllari nga Pogradeci, ndërkohë që pritet të indetifikohen edhe të plagosurit e tjerë.
Të tre të plagosurit janë transportuar për në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa aksidenti ka shkaktuar edhe bllokimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.