Dajti: Kërkoj fletëdaljen për armët e një prej efektivëve

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e 4 punonjësve të policisë gjatë operacionit për kapjen e tij.Edhe në seancën e sotme, i pandehuri Dritan Dajti ka kërkuar fletëdaljen për armët e efektivit me inicialet G.B. pasi ai ka qëlluar mbi Kastriot Feskajn.“Kastriot Feskaj ka qenë me maskë kur është qëlluar nga efektivi G.B.Vetëm fletëdaljen për armët e efektivit G.B. nuk kam, pasi ato zbardhin të vërtetën  për vrasjen e Feskajt” theksoi Dajti.I menjëhershëm ka qënë reagimi i prokurorit të çështjes i cili ka theksuar se çdo gjë është në fashikullin gjyqësor dhe efektivi G.B. i ka dhënë deklarimet e tij.Në seancën e kaluar Dajti kërkoi zhvarrosjen e trupit të një prej policëve të vrarë gushtin e vitit 2009 në Durrës, atë të Kastriot Feskajt.Sipas Dajtit në trupin e Feskajt janë 6 plagë arme zjarri, e ndërsa Prokuroria, vazhdon ai, ka lënë në trupin e viktimës disa plumba qëllimisht sepse nuk i interesojnë që ekspertiza balistike të kryhen dhe të bëhen publike.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.