Tiranë, grabitet biznesmeni, policia nis hetimet

Po ndiqte rutinën e përditshme të punës, por është ndeshur në një surprizë të pakëndshme. Një biznesmen në Tiranë, ndërsa është paraqitur mëngjesin e kësaj të diele për të hapur dyqanin e tij në zonën e Xhamllikut, por në momentin që po ngrinte qerpenin ka rënë pre e grabitësve.Burime nga policia bëjnë me dije se biznesmenit dyshohet se i janë grabitur rreth 40 000 lekë të reja,ndërkohë që vijon puna nga ana e bluve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.