Pallati i Kulturës Rrëshen, emigrantët investojnë restaurimin e godinës

Ate qe nuk kane mundur ta bejne drejtuesit e pushtetit vendor, e kane realizuar emigrantet te cilet me te ardhurat e tyre i kane dhuruar Pallatit te Kultures ne Rreshen nje pamje tjeter.Godina e armotizuar sot eshte kthyer ne nje ambjent me kushte optimale per te meriruar vertet emrin qe mban dhe rendesine e veçante qe ajo ka ne vetvete.Ne restaurimin e kryer me donacionet e emigranteve, eshte nderhyre jo vetem ne pamjen e jashtme te tij por edhe ne hollet e ketij pallati, madje per here te parë eshte çelur edhe salla e arteve figurative.Drejtori i Pallatit te Kultures, Gjergj Marku, thote se me nderhyrjet e kryera ky insitucion ka ndryshuar pamje, duke terhequr edhe vemendjen e vizitoreve.Restaurimi i Pallatit te Kultures ne qytetin e Rreshenit dhe kthimi i tij ne kushtet bashkohere, ka bere qe te gjallerohet edhe jeta kulturore dhe artistike e kesaj zone.