Fyle të hënën në Tiranë, takime me krerët e lartë të politikës

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, do të zbarkojë të hënën në Tiranë, në mes të një situate politike tejet të tensionuar dhe ditën kur opozita ka paralajmëruar edhe protestën e saj kundër vjedhjes së votës.Gjatë vizitës në Tiranë, komisioneri Fyle do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit si me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, ministren e integrimit Klajda Gjosha si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.Kryefjalë e diskutimeve mendohet se do të jetë proçesi i integrimit, në një kohë kur dhjetori nuk është larg dhe shtetet anëtare të BE-së do të marrin një vendim për dhënien e statusit për Shqipërinë.Axhenda- E hënë 12 nëntor15:00-15:45 Takimi me presidentin e republikës Bujar Nishani15:50-16:35 Takimi me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e integrimit Klajda Gjosha16:35-16:50 Konferencë e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama16:55-17:35 Takimi me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta17:45-18:15 Takimi me ministrin e punëve të jashtme Ditmir Bushati18:20-19:05 Takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha19:15-20:15 Takim me studentët (së bashku me kryeministrin)