Bushati, Rauning: Plotësimi i vendeve vakante në AMA, imediate

Kyetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Endira Bushati, priti në një takim Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Florian Rauning.Përreth rreth 90 minutave, bashkëbiseduesit diskutuan cështje të zhvillimeve të fushës së mediave pas miratimit të ligjit të ri si respektimi i pavarësisë dhe përfundimi i procesit të dixhitalizimit brenda afateve të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare.Kryetarja Bushati e informoi Ambasadorin Rauning mbi veprimtarinë e Këshillit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, gjendjen e mandateve të anëtarëve, si dhe nevojën e plotesimit të vendeve vakante sa më shpejt nga Kuvendi i Shqipërisë.Nevoja e plotesimit të vendeve vakante është e një rëndësie imediate në kuadrin e kompetencave të këshillit për të miratuar aktet nënligjore në zbatim të ligjit të ri për mediat audiovizive. Ligji i ri ka hyrë në fuqi në prill të këtij viti dhe brenda një periudhe 3 mujore janë përgatitur të gjitha aktet nënligjore që bëjnë të mundur zbatimin efektiv të ligjit.Gjithashtu, Kryetarja Bushati e informoi Ambasadorin në lidhje me rëndësine dhe nevojat institucionale për forcimin e kapaciteteve të Autoritetit të Mediave Auidiovizive, kërkesë kjo e shprehur dhe në raportet e ndryshme ndërkombëtare përfshirë dhe Raport progresin e Komisionit Evropian në Tetor 2013.Konsolidimi i demokracise ne vendin tone dhe forcimi i kapaciteteve te institucionit qe mbikqyr veprimtarine e mediave audiovizive ne Shqiperi jane procese te pandara qe duhet te ecin shpejt duke respektuar dhe parimet e standartet me te larta te nje vendi demokratik" u shpreh Kryetarja.