Armët kimike nga Siria, bashkia Elbasan kundër: Barrë e rëndë për qytetin
Kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, ka kundershtuar faktin e transportimit te mundshem te lendeve kimike, drejt uzines se Mjeksit.Ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave, Sejdini eshte shprehur se kjo do te ishte nje tjeter barre e rende per Elbasanin, referuar statistikave te cilat flasin ne shifra teper negative persa i perket ndotjes ne kete qytet, si dhe ka kerkuar nga prefekti i qarkut Arben Kamami, te sigurohet informacioni i plote, pasi pushteti vendor ne kete qytet ende nuk eshte vene ne dijeni sesi do te proçedohet.Nje tjeter pike ku eshte ndalur numri nje i ketij qyteti, ka qene mungesa e nje vend grumbullimi per mbetjet urbane dhe njekohesisht problemi persa i perket diegies se tyre.Prefekti i qarkut, Arben Kakami, ka kerkuar bashkepunim te institucioneve vendore pavaresisht gjendjes jo te favorshme financiare ne raste emergjencash.