Arvizu: Shkatërrimi i armëve kimike, përgjegjësi e të gjithëve

Shtohen zërat për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Nga qyteti i Shkodrës, kreu i prezencës amerikane në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, thyen heshtjen dhe flet për mundësinë e sjelljes së armëve kimike nga Siria, duke lënë të nëkuptohet se kërkon angazhim të Shqipërisë në këtë drejtim.“Së pari me lejoni të them që SHBA është vlerësuese dhe mirënjohëse për pozitën e fortë që ka marë qeveria shqiptare për rezoluën e Këshillit të sigurimit të OKB me numër 2218 dhe për programin e eleminimit të armëve kimike të Sirisë. U përket kombeve përgjegjësese ku bën pjesë edhe SHBA dhe Shqipëria në menyrë që të gjejmë një mënyrë efektive dhe brenda kohës për të bashkëpunuar për të eliminuar kërcënimin që krijohet prej programit të armëve kimike të Sirisë. SHBA dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s dhe vetëm 26 kombet e tjera kanë të njëjtin status dhe vërtet shpresojmë që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të vazhdojë dhe duke punuar së bashku me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë që të gjejmë mënyrë kontributi qoftë kjo për të gjetur pajisje, specialist, ekspertizë, asistencë financiare, të gjitha këto për kërcënimin që shkaktojnë këto armë kimike” tha ai.Këto deklarata ambasadori i SHBA i bëri pas një takimi falenderimi me kryetarin e bashkise se Shkodres ne kuader te perfundimit te misionit te tij ne Shqiperi.Gjate ketij takimi, kryetari i Bashkise se Shkodres ka falenderuar Ambasadorin e SHBA per mbeshtetjen qe ky i fundit i ka dhene Shkodres.