Kryeministria shpall konkurset për vendet vakante
Qeveria shqiptare shpall konkurset për vendet e lira të punës në njësitë e kryeministrisë.Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ftoi të interesuarit që e ndjejneë veten të aftë e të talentuar të bëhen pjesë e këtyre konkurseve.Sipas tij, taktikat e rekrutimit do të jenë të ndryshme nga tradicionalja, ndërsa synimi është shndërrimi i Kryeministrisë në një qendër të ekselence të administratës shqiptare“Ata që do të marrin pjesë në konkurse do të vlerësohen nga qendrat e vlerësimit, të cilat do të mundësojnë që meritokracia të vijë në vendin e punës. Në sajë të këtyre konkureseve do të ketë rekrutim të profesionistëve të kualifikuar, të talentuar dhe ekselent pasi synimi është që Kryeministria do të jetë qendra e ekselencës e administratës publike. Inkurajojmë kreativitetin, të bëhen pjesë e konkurseve publike dhe meritorkacisë” tha Peleshi.Peleshi gjithashtu ka përmendur edhe disa nga njësitë e reja të krijuara, si ajo për mbështetje strategjike të biznesit; njësia e kërkimit dhe inovacionit, njësia e prioriteteve, dhe njësia e marrëdhënieve me qytetarët dhe komunikimit.