Meta: Ndërhyrje në kodin penal dhe tekstet shkollore për të shmangur diskiminimin
Në kohën kur debati për pranimin e martesave nga personat me të njëjtën gjini është i hapur, kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi se ndërhyrjet në kodin penal dhe në tekstet shkollore janë të nevojshme. Sipas tij, si për LGBT por edhe për P.A.K apo komunitetin rom duhet që në edukim në bankat e shkollave dhe më pas në adminsitratë të mos ketë asnjë diskriminim.“Konferenca e sotme duhet të realizojë atë që diskriminimi ti përkas të së kaluarës dhe gjithpërfshirja dhe integrimi të jenë shtyllat e të nesërmes të një shoqërie të vërtetë europiane në vendit tonë. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, inkurajon dhe mbështet institucionin e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe njëkohësisht çdo institucion, mjet, mekanizëm tjetër që vjen nga politika, institucionet e pavarura, media apo shoqëria civile që angazhohet për të luftuar diskriminimin dhe që promovojnë të Drejtat e Njeriut. Ndërhyrjen e nevojshme, legjislative në kodin penal dhe eliminimin nga programet e shkollave të literaturës që paragjykon kategori të caktuara sociale në vendin tonë.Duke thënë këtë, përsëris, nuk japim një të drejtë, por respektojmë një të drejtë natyrore, njerëzore e ligjore, një të drejtë dhe detyrim kushtetues. Barazia përpara ligjit, barazia e shanseve për qytetarët, janë shtylla të pandryshueshme ku mbështetet e nesërmja jonë europiane”, përfundoi Meta.Komisionerja për Mbrotjen nga Diskiminimi, Irma Baraku, tha se për fat të mirë subjektet private, punëdhënësit kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe reagojnë në varësi të shqetësime dhe kërkesave kur individët janë ndier të diskriminuar.“Ne po punojmë për ndërgjegjësimin e komuniteteve qoftë individët, komunitete të caktuara , por dhe vetë shoqërinë në tërësi dhe pastaj institucionet apo subjekte private që shpesh herë mund të bëhen subjekte që diskriminojnë . Progres-raporti është një plan veprimi i ardhshëm për punën e Komisionerit”.Ndërsa kryetari i Prezencës së OSBE-së, Florian Raunig, foli për nevojën e zbatimit më të mirë të ligjit dhe të dhënies së fondeve të mjaftueshme për të siguruar zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi. Ai tha se institucionet që punojnë në këtë fushë duhet të japin shembullin e mirë duke punësuar anëtarë të kualifikuar të komuniteteve rome dhe egjiptiane.Ai nxiti vijimin e bashkëpunimit mes institucioneve për mbrojtjen nga diskriminimit në rajon, për të dërguar mesazhin se diskriminimi nuk mund të tolerohet.