Festivali i këngës në RTSH, juria përzgjedh 16 finalistët e edicionit të 52

Juria e festivalit të 52-të të Radio Televizionit Shqiptar ka përzgjedhur këtë vit 16 këngë nga 40 pjesëmarrëse në këtë eveniment të këngës ndër vite, të cilat do të garojnë me njëra-tjetrën për çmimin e madh të këtij kompeticioni.Të 16 këngët do të ndahen në dy grupe, ku secili grup do të prezantohet për publikun në dy netët e saj të para. Drejtori Artistik i këtij festivali, Edmond Zhulali, tha se këtë vit jemi munduar të sjelliim diçka më ndryshe se performancat e festivaleve të kaluara.Ata të cilët do të përzgjedhin dhe këngën fituese në natën e tretë të këtij viti, do të jenë Adnan Kastrati skenograf, Petri Bozdo producent, Alda Bida skeariste, Drejtori Artistik Edmond Zhulali si dhe producenti Alfred Kaçinari.Festivali i 52- të i këngës në Radio Televizionit Shqiptar do të mbahet në datat 26-27 dhe 28 dhjetor, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.Ndërkohë organizatorët e këtij evenimenti janë shprehur entuziastë për startin e tij.