Paloka hedh 20 mijë lekësha në Kuvend:Rama bleu me para të pista votën e korçarëve

Kuvendi i ka nisur punimet me shqyrtimin e  projektligjit “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”.Në fjalën e tij, kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka theksoi se qeveria me këtë projektligj kërkon të mashtrojë shqiptarët se kanë gjoja një qeveri që kursen.Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për blerje të votës së lirë me para të pista dhe presion të hapur ndaj qytetarëve në të drejtën e votës së lirë.“Ky projektligj është në vazhdën e akteve të paturshme qeveria ka sjellë në Parlament dhe që kërkon të mashtrojë shqiptarët se gjoja po kursen. Këtë e bëjnë pasi nuk ka mbetur shqiptar kur ka parë se u blenë votën korcarëve me paratë e vjedhura. Ajo ishte një skemë e organizuar deri në detaje që dilte se kishte funksionuar me të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet e 23 qershorit, më e rëndë arroganca me të cilën ekzekutohej kjo skemë. Me këtë projektligj ju hiqni deputetëve nga një litër naftë, sa vota janë 1 mln dollarë, zbarkoi gjithë qeveria para zgjedhjeve dhe kaq para sa do kursejë kjo me këtë projektligji harxhuat për të vënë në presion qytetarëve, 2 mijë lekëshin, ose kërbacin, futjen në rreth të kuq dhe nesër mund të të shkatërrohej biznesi”tha Paloka.Pas fjalës së tij në Kuvend, Paloka ka hedhur kartëmonedha false me fytyrën e Ramës, edhe në sallën e Kuvendit, fillimisht mbi Ramën e anëtarët e qeverisë e më pas veprimi i tij është ndjekur edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, edhe në sallën e Kuvendit.Transporti i zyrtarëve, Cani: Opozita shqetësohet se i preken interesat