Meta: Reformë administrative, profesionalizëm e efikasitet për rrugën drejt BE
Mes zerave pro dhe kundër një reforme në administratë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, thotë se Shqipëria ka nevojë të rrisë profesionalizmin dhe efikasitetin e administrates në mënyrë që të jetë e pergatitur për etapën e negociatave për anëtarësim në BE. Në një intervistë per DW, Meta thotë se qeveria po tregon vullnet dhe angazhim maksimal për adresimin e sfidave të mëdha që ka vendi."Parlamenti do e mbështesë Qeverinë në përmbushjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe në përballjen me sfidat ekonomike dhe sociale që përjeton vendi. Mendoj se Shqipëria ka nevojë të rrisë profesionalizmin dhe efikasitetin e administratës sonë, në mënyrë që t'a përgatisim vendin për etapën e negociatave për anëtarësim në BE. Natyrisht që të gjitha këto do bëhen në konsultim me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht më Bashkimin Evropian. Eshtë e rëndësishme që çdo reformë të bëhet në respekt të ligjeve dhe me transparencë të plotë, në mënyrë që të mos ekzistojnë keqpërdorime për arsye protagonizmi"shprehet ai.I pyetur per klimen e tensionuar mes palëve politike, Meta thotë se nuk ka ngërç një politik, por ky është një proçes i natyrshëm riadaptimi i partive politike në pozicionet përkatëse."Eshtë normale që opozita e re të bëjë opozitë, dhe ne e mirëpresim këtë. Madje duhet t'i japim kohën e nevojshme opozitës së re që të gjejë vetveten dhe të fuqizohet. Kështu duhet të funksionojnë gjërat në demokraci. Ne si Kuvend, do të fokusohemi në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes në konsultime dhe vendimmarrje dhe në rritjen e cilësisë së dialogut politik mes palëve. Ju garantoj se opozita do të ketë hapësirë pa kufi për të shprehur shqetësimet e saj dhe për të kontribuar në reformat që na presin” thekson ai.Kryetari i Kuvendit, i cili njeherësh është edhe kryetar i LSI, thotë se koalicioni qeverisës me PS ka një program dhe se Qeveria është një, pavarësisht partive që marrin pjesë në të."Konsultimi brenda koalicionit është maksimal dhe kam kënaqësi të shpreh se ndajmë bindje të njëjta me kryeministrin Rama për sa i përket drejtimit që duhet të marrë vendi" thotë Meta.Gjithashtu ai ka pershendetur Kosovën per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne 3 nentor, si dhe ka theksuar merredheniet e mira mes Greqise dhe Shqiperise.