Ankimi i PD për Korçën, KQZ zgjedh relatoren

Megjithëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën ankimore të PD-së për pavlefshmërinë të proçesit zgjedhor në Korçë, nuk ka mundur që ta shqyrtojë atë për mungesë kourumi.Çështja në këtë mënyrë kalon automatikisht për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor.Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi, ka deklaruar se pavarësisht se kërkesa ankimore është e rregullt KQZ nuk mund të marrë vendim, pasi duhen të paktën 5 anëtarë.Pëfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komision, Njazi Kosovrasti, e konsideroi si të padrejtë këtë vendim.“KQZ nuk mund të vendosë që sot që nuk mund ta marrë në shqyrtim akimimin e PD. KQZ duhet të marrë vendimin brenda 24 orëve, deri nesër institucioni mund të bëhet me 5 anëtarë” tha KosovrastiNdërsa përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, u shpreh se KQZ nuk ka kopetencë që të marrë vendim në lidhje me këtë kërkesë ankimore. Salianji hodhi poshtë akuzat për manipulim të zgjedhjeve.“Opozita po kërkon majën e ajsbergut, por nuk do gjejë asgjë pasi kemi paguar vetëm biletat e udhëtimit për studentët” tha Salianji.Partia Demokratike tashme duhet ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor për të marrë një vendim në lidhje me ankimimin për zgjedgjet e zhvilluara në qarkun e Korçës.