Grabitet një kambist në Mirditë, i vjedhin 40 milionë lekë

Një kambist është grabitur mëngjesin e sotëm në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm ku persona të maskuar kanë grabitur 42-vjeçarin Anton Shqasi.Mësohet se kambisti ka qënë duke dalë nga banesa e tij kur grabitësit i janë afruar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë marrë çantën me 40 milionë lekë të vjetra.Ndërkohë policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit ka nisur hetimet për identfikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.