Institucionet përplasen sërish, INU dhe policia e shtetit përplasen në Kombinat

Përplasjes mes INU-së së Bashkisë së Tiranës, policisë së shtetit dhe njësisë bashkiake nr 6, e cila drejtohet nga socialistët për një hapësisë publike në Kombinat.Bashkia e Tiranës, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Rigels Balla, i cili mban postin eDrejtorit të zbatimit të projektit tha se kjo hapësirë rreth 20.000 m2 është në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit dhe se në të ndërtohet një shkollë 9-vjeçare për të cilën “Kombinati” ka nevojë.Projekti ka kaluar në Këshill bashkiak dhe sipas Ballës në të parashikohet vetëm ndërtimi i kësaj shkolle dhe asnjë pallat, ashtu siç pretendojnë banorët.Por për këtë hapësirë 2 familje pretendojnë se janë pronarë të ligjshëm.Kryetari i njësisë bashkiake nr 6, Krenar Cenollari, tha se Bashkia e madhe nuk ka bërë asnjë konsultim me njësinë vendore për këtë ndërhyje, shkolla që do të ndërtohet sipas tij e ka vendin pranë ish- kombinatit tekstil ose në zona të tjera si në “Misto Mame” e tek “Unaza e Re”.Polica e shtetit, nuk lejuar që fadromat të hynë në truall duke kërkuar nga palët të gjithë dokumentacionet përkatës.Kordoni i polisë qëndroi për gati 2 orë përpara automjeteve dhe kërkoi nga palët zgjidhjen e situatës. Përgjatë kësaj kohe pati herë pas here përplasje fizike mes banorëve e policisë bashkiake. Në përfundim, fadromat u larguan për tu ritkhyer të premten për të nisur punimet.