Tiranë,policia aksion për bllokimin e makinave të parkuara në trotuar para Parlamentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2013, 09:15
Policia e shtetit ka nisur një aksion për bllokimin e automjeteve të cilat janë të parkuara në mënyrë të paligjshme para parlamentit.Në një njoftim të saj, Ministria e brendshme thekson se nuk do të lejohet asnjë automjet i parkuar në trotuar, qoftë ky automjet i ndonjë deputeti.Sipas MB-së, të gjithë deputetët që do të shkelin kodin rrugor do të gjobiten si dhe do t`u bllokohet automjeti.Aksioni i policisë së shtetit zhvillohet 1 orë para nisjes së seancën plenare të Kuvendit.