Shkodër, plagoset me armë 28-vjeçari, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2013, 08:30
Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të vona të natës në Shkodër.Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili” të qytetit të Shkodrës ndërsa i plagosur ka mbetur 28-vjeçari Ledio Myslia.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve gjendje e tij shëndetësore është e rëndë.Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Reinald Perolli dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.