Ish-shefi i divizionit të kimisë: Ja se si mund të shkatërrohen armët kimike

Enver Osmani, njeriu i cili përgatiti të gjithë proçesin e shkatërrimit të armëve kimike që Shqipëria i dispononte që nga komunizmi, në një intervistë për Ora News shprehet në parim kundër nismës për shkatërrimin e armëve kimike siriane ne Shqipëri.Por e parë nga syri i specialistit, pasi ai ka mbajtur postin e Drejtorit të divizionit të kimisë për Tiranën për vite me radhë nuk është fundi i botës nese armët e regjimit të Bashar Al-Assad shkatërrohen në vendin tonë.Demotimi dhe shkatërrimi sqaron Osmani, duhet të bëhet në kushte te rrepta sigurie. Perveç kësaj përpara se armët të vijnë në vend duhet të sillet teknologjia, e cila duhet të jetë me e avancuara në këtë fushë në mënyrë që ndikimet në mjedis të jenë zero.Osmani sqaron se Shqipëria e ka një eksperiencë në këtë fushë dhe ka specialist të zotë, por punën me të madhe do ta bëjnë të huajt pasi teknologjia nuk njihet nga pala shqiptare. Ndërsa i gjithë proçesi duhet të jetë i kujdesshëm, duke filluar që nga gjendja e armatimit, transporti dhe në fund demontimi i tyre.Sipas mediave ndërkombetare në Shqipëri mund të vijnë rreth 1300 ton armatime kimike që janë pjesë e arsenalit ushtarak sirian dhe shkatërrimi i tyre do të bëhet me asistencën dhe ndihmën ekonomike te Rusisë dhe SHBA-ve.