Biznesi shqiptar pjesë e TAP, ftohen të marrin pjesë në proçesin e ndërtimit
Kompanitë shqiptare ftohen të jenë pjesë e ndërtimit të gazsjellësit TAP.Drejtori Teknik për Shqipërinë, Sigurd Hamre, pas takimit me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, u shpreh se tashmë ka kaluar faza e planifikimit dhe ka nisur faza e ndërtimit të gazsjellësit TAP.“Per TAP-in eshte nje periudhe shume e rendesishme sepse jemi duke kaluar nga faza e planifikimit tek ndertimi. Jemi duke punuar fort per te gjetur bashkëpunim me kompanite per ndertimin e projektit. Kjo nenkupton se po pergatitemi per te dale me tenderat e ndertimit. Sigurisht kompanite shqiptare mund të jenë pjesë, por do te duhet plotesojne disa kritere per pjesmarrjen ne punimet e projektit TAP, por siç vuri ne dukej Ministri disa nga kompanite lokale qe merren me punime kryesisht ne infrastrukturen rrugore kane performance cilesore.Projekti i Gazsjellesit TAP eshte i nje rendesie strategjike dhe ai do t'i mundesoje Shqiperise qe te behet nje vend qendror tranziti per sigurine e energjise së BE-s, por edhe ne diversifikimi e burimeve te furnizimit me gaz. TAP do te te promovoje zhvilimin ekonomik dhe rritjen e mundesive te punesimit ne vendet ku kalon” tha ai.Drejtori teknik i projektit TAP, Sigurd Hamre, ndër të tjera u shpreh se tashmë kanë nisur negociatat edhe për shpronësimet.“Ne jemi ne faza negocimi me te gjithe te prekurit per te arritur kompensimin e pershtatshem sipas standardeve te legjislacionit shqiptar dhe atyre te BERZH”.Ministri Haxhinasto është shprehur i gatshëm për zbatimin konkret dhe perfundimin me sukses te ketij projekti madhor.“Jemi te gatshem te mbeshtesim zbatimin konkret për perfundimin me sukses te ketij projekti madhor.Kompanite shqiptare kane ekspertizen e nevojshme per tu angazhuar ne punimet e ketij projekti,”tha Haxhinasto.Projekti TAP eshte 870 km i gjate dhe rreth 209 km kalojne ne territorin shqiptar dhe 110 km ne Detin Adriatik (nga te cilat 60 km ne pjesen detare shqiptare).Gazsjellesi do te kete nje kapacitet transporti prej 10 miliarde m3 (bcm) gaz ne vit nga fushat e Shah Deniz ne Azerbaxhan drejt Evropes duke filluar qe nga viti 2019.