FP: SHBA-Shqipëri pranë marrëveshjes për armët, ja plani për transferimin

Zbulohet plani i detajuar për transferimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Foreign Policy referuar burimeve të saj diplomatike ka zbardhur planin që qeveria e Bashar Al Asad i ka paraqitur OKB për transferimin dhe shkatërrimin e armatimit kimik. Plani përfshin rreth 120 forca sigurie siriane, qindra kamionë të blinduar dhe një rrjet komunikimi të avancuar që lidh Damaskun me detin Mesdhe.Plani sirian kërkon paisjen e të paktën tetë togave secila me nga 35 ushtarë që të sigurohet rruga ndërmjet Damaskut dhe qytetit portual Latakia, në mënyrë që materiali kimik të përfundojë në anije të cilat do ta transportojnë atë në destinacionin e shkatërrimit të tij.Sipas dy diplomatëve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pothuajse kanë rënë dakord me qeverinë shqiptare që armët kimike të Sirisë të shkatërrohen atje. Sipas propozimit amerikan, i cili nuk është bërë ende publik, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë qeverinë shqiptare me laboratorë të lëvizshëm që të bëhet i mundur shkatërrimi i gazit nervor sarin nëpërmjet një proçesi që njihet si hidrolizë, që në thelb do të thotë, bombardim i gazit me ujë dhe reaktivë gërryes si hidroksid natriumi.Siria i kërkon OKB 40 makina të blinduara transporti, kamera, kompjuterë dhe radio të avancuara, 13 gjeneratorë energjie, 5 vinça ndërtimi, materiale paketimi dhe 20 arka metalike Teflon 2.000 litërshe për ruajtjen e materialit kimik, materiale që përfshijnë klorid fosforili dhe triklorid fosfori, një lëndë kimike e përdorur për prodhimin e sarinit dhe tabunit."Që qeveria siriane të jetë e aftë të përmbushë operacionin për sigurinë, transportin dhe mbrojtjen e arsenalit kimik, republika arabe siriane ka paraqitur… kërkesat paraprake për implementimin e planit të sigurisë dhe transportit," shkruhet në një letër konfidenciale të 22 tetorit nga Ministri i Jashtëm sirian drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve kimike, Ahmet Uzumcu."Ne dëshirojmë që të gjitha kërkesat e planit të plotësohen në mënyrë që të arrihet përmbyllje e suksesshme e qëllimit tonë" - thuhet ne leter.Apeli sirian për ndihmë i vë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera të jashtme përballë një dileme nëse ata e pranojnë kërkesën, ata përballen me rrezikun e pajisjes me armatime ushtarake të një regjimi që duhej të ishte zhdukur tashmë, pajisje që më vonë mund të përdoren për fushata ushatarake.Misioni shqiptar në Kombet e Bashkuara nuk i është përgjigjur kërkesës për momentin. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit Amerikan, tha thënë se :"Ne i inkurajojmë kombet që ofrojnë mbështetje, duke përfshirë personelin, ekspertizën teknike, informacione, pajisjet, dhe burimet financiare dhe asistencën për të mundësuar misionet e OPCw dhe OKB.