Pogradec, sekuestrohen municione luftarake, pranga 56-vjeçarit

Sekuestrohen arsenal municionesh luftarake në Korçë. Në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, policia rajonale e këtij qyteti ka ushtruar kontroll në banesën e 56-vjeçarit, Syrja Hafesllari, të cilit iu gjetën një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake.Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar i janë gjendur dhe bllokuar në cilësinë e provës 25 granata dore, 17 ndezës, dhe një sasi fishekesh luftarake.Hafesllari, banues në Verdovë të Pogradecit, është shoqëruar menjëhere në komisariatin e policisë së Pogradecit, për akuzën e armëmbajtjes pa leje.