Rama partive shqiptare në Maqedoni: Dialogu, pozitivitet për të gjithë

Kryeministri Edi Rama pasi i mblodhi në një darkë që ai e cilësoi "vëllazërore", dy kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe atë të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi,është përjekur të përcjellë një tjetër mesazh për bashkëpunim. Pas takimit me Menduh Thaçin, kryeministri Rama theksoi se ky bashkëpunim do të jetë në të mirë të të gjithëve.“Është kënaqësi sa herë që hyjë në këtë godinë, sepse është emocion duke ecur në korridor për të ardhur këtu, të shikosh edhe fotografitë e Arbër Xhaferit, për të cilin ruaj një kujtim të jashtëzakonshëm dhe gjithmonë një admirim të jashtëzakonshëm. U takuam përsëri dhe dëgjova tërë parashtrimin e mikut tim të partisë opozitare të shqiptarëve, e ndërkohë tërësisht jam i interesuar që të dëgjoj me vëmendje dhe respekt edhe partinë qeverisëse të shqiptarëve, duke qenë i bindur se sa më shumë këto parti të bashkëpunojnë duke ruajtur identitetin, pozicionet, kundërshtinë e tyre aq më mirë do të jetë për të gjithë. Së fundi dëshiroj të theksoj për ne , për qeverinë e Shqiëprisë dhe për mua personalisht, është gjithmonë kënaqëësi që të jemi këtu”, tha Rama.Ndërkaq kreu i PDSH, Menduh Thaçi kritikoi qeverine maqedonase, pjese e te ciles eshte edhe BDI e Ali AHmetit, duke vleresuar se ka shkaterruar marreveshjen e Ohrit.“Kisha nderin që të takojë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, mikun tim dhe të gjithë shqiptarëve. Sigurisht se ne jemi shumë të interesuar për sukseset e qeverisë së Shqipërisë, sepse llogarisim se janë suksese të të gjithë shqiptarëve, por në të njejtën kohë edhe kryeministri është shumë i interesuar për sukseset të Maqedonisë dhe në veçanti sukseset e shqiptarëve që jetojnë këtu dhe për gjendjen e tyre. Unë përmenda se ne jemi tërësisht të pëkënaqur si parti, me shkatërrimin e plotë që i bëri qeveria Marrëveshjes së Ohrit dhe në të njejtën kohë me një fenomen të ri të prekshëm tashmë varrfërimin e shqiptarëve në mënyrë institucionale që bën qeveria”, tha Thaçi.Ne vizitën zyrtare në Shkup, pasi u prit nga homologu Nikola Gruevski, Rama u takua dhe me presidentin Ivanov dhe kreun e Kuvendit Veljanovski.Në të dyja takimet, Rama tha se paqja e vendosur në rajon është një hapësirë e re zhvillimi dhe nxit forcimin e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit."U takon liderëve politikë," - tha ai - "ta shndërrojnë këtë paqe në zhvillim ekonomik."