Basha: Kontrata me “Crown Agent”, e errët dhe abuzive
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi si të errët dhe abuzive kontratën e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe agjensisë “Crown Agent” për kontrollin e doganave.Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha tha se në raportin e dërguar në Kuvend, qeveria nuk sqaron të plotë detyrimet e kësaj kompanie, por vetëm një pjesë e përfitimeve që do marrë nga qeveria. Për kreun e PD kjo kontratë është abuzive edhe për faktin sepse nuk bazohet në asnjë analizë dhe studim konkret lidhur me gjendjen e doganave shqiptare.
“ Me aktin normativ për buxhetin të kësaj qeverie kemi miliona dollarë të humbur me ligj në më pak se tre muaj. Shtruam pyetjen ku do shkojnë këto para që do i mungojnë arkës së shtetit. U zotuam para qytetarëve se kësaj pyetje është detyra jonë si opozitë ti japim përgjigje. Të parën po e japim dhe do vazhdojmë ta thellojmë duke ndriçuar të vërtetën për kontratën mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Crown Agent”. 4.5 mln euro në vit do ti paguajë qeveria kyundrejt shërbimeve ende të paqarta. 400 mijë euro do ti merren arkës vetëm për ti blerë makina luksi agjencisë në fjalë. Kemi të drejtën të konstatojmë kompania do paguhet për rritjen e të ardhurave të ulëta, në rastin më të mirë do mbledhin të ardhurat nga doganat por që do duken të rritura . Ky është batakçillëk, kapje shteti. BB e ka përjashtuar këtë kompani për 6 muaj për mashtrim. Ketë ka gjetur Rama, ka gjetur tenxherja kapakun. Kontrata e qeverisë me “Crown Agent” është e errët, abuzive dhee papranueshme, nuk sqarohet raporti i saj. Sqarohet vetëm një pjesëse çfarë do përfitojë kjo kompani, jo çfarë do bëjë. Është abuzive kjo kontratë, nuk bazohet në asnjë analizë dhe studim konkret lidhur me gjendjen e doganave shqiptare. Duhet gjetur një komani private që paguhet gati gati sa paguhet në total e gjithë administrata e doganave. Ndërhyrje si këto na kthejnë në dekada mbrapa, ose ky Kryeministër nuk e njeh vendin e tij, ose s’ka gjetur rrugë tjetër për të shpërblyer miqtë e tij” tha ai.
Kreu i PD theksoi se qeveria po kërkon ta kalojë këtë projektligj me proçedurë të përshpejtuar pa shpjeguar arsyet. Sipas Bashës është i pashpjegueshëm gjithë ky nxitim i qeverisë për të marrë nga arka në mënyrë arbitrare të gjithë këtë shumë parash, në një kohë kur edhe drejtoresha e doganave në bilancin e saj mujor foli për një tejkalim të planit në mbledhjen e të ardhurave.
“Qeveria po tenton ta kalojë në Kuvend me proçedurë të përshpejtuar. Pse? Çfarë urgjence ka? Drejtoresha e re e doganave sapo deklaroi se po tejkalon planin, kush po i pret me urgjencë këto para që Rama ka vendosur t’ia marrë në mënyrë arbitrare. Ne do instesifikojmë punën tonë deputetë për ti shkuar deri në fund ndriçimit të kësaj afere. Paligjshmëria dhe arbitrariteti është lufta e zezë që Rama i ka shpallur shtetit ligjor. Lufta e zezë e Ramës kundër arritjeve në vend s’mund të jetë lufta finale që atij i tingëllon në mendje. Një qeveri e tillë s’mund të jetë qeveri, por një bandë me veshjen e pushtetit.Askush të mos shpresojë se mund të marrë peng arritjet demokratike të vendit. Siç është rasti i vrasjes mafioze të një biznesmeni, për të cilën nuk po përgjgjet Ministri i Brendshëm sikundër spo përgjigjet as për emërimet antiligjore në polici” deklaroi Basha.
Shefi i selisë blu risolli në vëmendje marrjen e statusit kandidat në dhjetor, për të cilin akuzoi mazhorancën dhe Kryeministrin Rama se e ka nxjerrë jashtë axhendës me veprimet dhe iniciativat antiligjore që po ndërmerr.
“Jemi para një ngjarje historike si marrja e statusit dhe duhet të punojmë fort për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ne e kemi integrimin kryefjalë në çdo takim dhe aktivitet tonin, në krahun tjetër qeveria nuk flet fare, inetgrimi po bëhet fjalë e huaj për artikulimet e Ramës” përfundoi ai.