Korça “shpërfill” zgjedhjen e kryetarit, KQZ: Proçesi pa probleme, pjesëmarrja 30.92%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2013, 07:08
22:40 Bllokohet kutia ku ka votuar kandidati i majtë Sotiraq FiloBllokohet proçesi i numërimit të votave në Korçë. Kutia ku ka votuar kandidati i PS-LSI, Sotiraq Filo nuk merret në dorëzim nga KZAZ, pasi ka mospërputhje të kodit të kutisë me kodin e proçesverbalit. Ky problem ka shkaktuar bllokimin e proçesit të dorëzimit të kësaj kutie.KZAZ nuk ka kompetenca për ta quajtur të vlefshme ose jo këtë kuti votimi.Tashmë pritet vendimi i KQZ-së për kutinë ku ka votuar kandidati i PS-LSI, dhe FRD për kreun e bashkisë Korçë.22:00 Mbyllet numërimi i votave në një qendër votimi në KarbunarëEshtë mbyllur numërimi për një qendër votimi në Komunën e Karbunarës në Fier. Sipas numërimit kandidati Bektash Nexha ka marë 327 vota ndërsa Mynyr Shehu 156 vota. Ndërkohë janë për tu numëruar edhe 8 qendra të tjera votimi.20:00 Nis proçesi i numërimit të votaveMe përfundimin e proçesit të votimit për kreun e Bashkisë Korçë dhe vulosjen e kutive të votimit, është bërë edhe transportimi i tyre tek Qendrat e Numërimit. Për këtë njësi vendore ka nisur proçesi i numrimit në ambientet e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”
Është mbyllur plotësisht proçesi i votimit për zgjedhjen e Kreut të Bashkisë së Korçës dhe për komunën Karbunarë.Në përmbyllje të këtij proçesi, KQZ me anë të një deklarate për mediat ka paraqitur shifrat lidhur me pjesëmarrjen në votime.Kështu në përmbyllje të proçesit, sipas KQZ në Korçë 22 088 zgjedhës i janë drejtuar qendrave të votimit, që në përqindje shënon 30.92%.Ndërkaq për të zgjedhur kreun e komunës Karbunarë kanë marrë pjesë në votime 51.14 % e zgjedhësve.KQZ bën me dije se qendrat e votimit në Korçë janë mbyllur me 30 minuta vonesë sepse ka patur qytetarë në radhë për të hedhur voten e tyre. Zëdhënësja e KQZ bëri të ditur se 91 nga qendrat e votimit në Korçë janë mbyllur në kohë ndërkohë në 10 prej tyre ka patur 30 minuta vonesë derisa ka votuar edhe qytetari i fundit që ndodhej në qendrën e votimit.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka cilësuar të qetë proçesin e sotëm zgjedhor në këto dy njësi vendore.Krahasuar me zgjedhjet e kaluara lokale pjesëmarrja në qytetin e Korçës ka qënë më e ulët.Kutitë e votimit tashmë po dërgohen në Qendrat e Numërimit, tek Pallti i Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, dhe tek Muzeu Historik në Lushnjë.Ndërkaq, KQZ thekson se proçesi i numërimit do të zhvillohet pa ndërprerje, deri në përfundim të tij, dhe shpallje të rezultatit. 18:00 Fillon proçesi i mbylljes së votimitNë orën 18:00 ka filluar proçesi i mbylljes së votimit pothuaj se në të gjitha qendrat e votimit të qytetit të Korçës. Fillimisht ka përfunduar proçesi i votimit në 4 Qendra Votimi, ndërsa në orën 18:30 ka përfunduar ky proçes në të gjitha qendrat e Votimit.Pas përfundimit të proçesit dhe vulosjes së kutive të votimit, do të bëhet dhe trasportimi i tyre në pallatin e sportit " Tamara Nikolla" për të vazhduar më tej me proçesin e numërimit.KQZ: Ja pjesëmarrja në votime16:00: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka deklaruar se pjesëmarrja në votime për Bashkinë e Korçës dhe komunën Karbunarë ka qenë:Në Bashkinë Korçë, qarku Korçë, kanë marrë pjesë në votime 16949 (23.73%) zgjedhës nga të cilët 8015 kanë qenë femra. Në komunën Karbunarë, qarku Fier, kanë marrë pjesë 1807 (44.60%) zgjedhës nga të cilët 816 kanë qenë femra.Shtabi elektoral i PD-së: Po u bëhet presion qytetarëveShtabi elektoral i Partisë Demokratike në Korçë ka akuzuar sot kandidatin emajtë Sotiraq Filo se po i bën presion qytetarëve.Sipas PD-së, e gjithë administrata e bashkisë Korçë ndodhet në shkollën ”Raqi Qirinxhi” dhe po u bën presion votuesve.Voton Filo, apel për dalje masive në zgjedhje11:00: Ka votuar kandidati i majtë për Bashkinë e Korçës Sotiraq Filo i cili i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje.Ai mohoi akuzat e deputetit demokrat Paloka se ka pasur presion nga qeveria dhe policia në Korçë."Ftoj qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime pasi është një e drejtë dhe një detyrim qytetar. Nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë qeveritar nga qeveria e Partisë Socialiste të bëjë presion në qendrat e votimit” tha Filo.Paloka: Qeveria, presion qytetarëve
19:40 Mbërrijnë kutitë në qendrën e numërimit

Kanë mbërritur në ambientet e jashtme të pallatit të sportit “Tamrra Nikolla”kutitë e votimit të të gjitha qendrave. Gjatë dorëzimit nuk janë vërejtur probleme ka edhe dhjetra forca policie që po ndjekin situatën. Ndërkohë bëhet me dije se do jenë 7 grupe numërimi dhe numërimi i votave do eci pa ndërprerje.
18: 40 KQZ: mbyllet proçesi i votimit, 30.92% pjesëmarrje në korçë, 51.14% në Karbunarë