Bushati në Francë, takim me diasporën shqiptare
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një vizitë në Francë, ku është takuar me diasporën shqiptare në Lion dhe me përfaqësues të biznesit francezGjatë takimit, Ministri Bushati, vlerësoi kontributin e shoqatave shqiptare të hershme në rajonin e Rhone-Alpes dhe rolin tyre të rendësishëm si faktorë integrues të Shqiperisë në Bashkimin Evropian.Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Lion, e njohën Ministrin me problematikat e tyre sikundër shkëmbyen ide mbi projekte bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në Francë, në fushën e kulturës dhe të biznesit.Ministri Bushati ritheksoi vullnetin e qeverisë së re, për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor midis Shqipërisë dhe Francës. Pikërisht në këtë kontekst, vlerësoi Bushati, historitë e shumta të suksesit të diasporës shqiptare në Francë, duhet të gjejnë mbështetjen e duhur institucionale për të ndihmuar ankorimin e metejshem të imazhit të Shqipërisë ne rrjedhat evropiane.Dita e parë e takimeve të Ministrit Bushati në Francë, vijoi me një darke pune me përfaqësues të biznesit francez të rajonit të Lionit, si rajoni i parëi industrisë franceze. Ata shprehën interes për tu njohur me mundesitë e investimit në Shqiperi, si dhe për te vlerësuar nga afër potencilin që ofron Shqipëria në fusha si: energjia, turizmi, burimeve natyrore dhe industrisë së perpunimit.