Emergjencat në Kalimash, kërkohen aparatura bashkëkohore

Rritja e sigurisë të qarkullimit të automjeteve në tunelin e Kalimashit si dhe evitimi i aksidenteve ka bërë që specialistët e shërbimit zjarrëfikës, të kërkojnë rinovimin e aparaturave që përdoren në rastet kur brenda tunelit bie zjarr.Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrëfikës, paisjet aktuale janë funksionale, por paisjet e sjella janë më efiçente në shpejtësinë e shuarjes së zjarrit dhe në ruajtjen e jetës së efektivëve apo personave të vënë në rrezik.Në stacionin zjarrëfikës të tunelit të Kalimashit janë të instaluara 2 automjete zjarrëfikëse si dhe 50 punëtorë.