Rama: Buxheti shtyhet 2 javë, shkak marrëveshja e re e qeverisë me FMN
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot kryebashkiakun e ri të Korçës Sotiraq Filon për fitoren në zgjedhjet e së dielës.Duke folur në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Rama theksoi se kjo fitore duhet të lexohet si një shenjë e qartë e pritshmërisë së qytetarëve ndaj mazhorancës qeverisëse.“Dua të uroj Sotiraq Filon, kryebashkiakun e ri të Korçës, që mbrëmë u zgjodh me 76% të votave si kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”. Është një rezultat i jashtëzakonshëm numerikisht, por unë ju ftoj ta lexojmë jo si një fitore ndaj opozitës, por si një shenjë tjetër shumë të qartë të pritshmërisë ndaj nesh. I falënderoj përulësisht të gjithë qytetarët që dje morën pjesë në votim, socialistët dhe progresistët, por dhe të gjithë demokratët që bashkuan votën e tyre, për kandidatin e koalicionit tonë. Ndjehemi ende më të ngarkuar me përgjegjësi ndaj tyre, po sigurisht edhe ndaj gjithë shqiptarëve, pasi kjo votë tregon më shumë sesa pëlqimin për një kandidat. I siguroj të gjithë se ne do të bëjmë të pamundurën për ta merituar me punë dhe rezultate dhe jo thjesht me fjalë, këtë mbështetje” tha Rama.Doganat e Tatimet, Rama: Fillimi i ringritjes do të vazhdojëGjithashtu kryeministri Rama, duke iu referuar të dhënave të fundit të publikuar nga Doganat ka theksuar se rezultatet e para të punës dëshmojnë se është shënuar një kthesë e fortë pozitive.“Rezultatet e para të punës nën drejtimin e ri në dogana dhe në tatime, flasin për zhvillime pozitive në drejtimin e duhur. Kemi trashëguar një gropë financiare të hapur nga mosrealizimi dramatik i 9-muajve rresht, qoftë në dogana, qoftë në tatime, si pasojë e degjenerimit të qeverisjes para dhe pas zgjedhjeve, korrupsionit të kudondodhur dhe shpartallimit të administratës doganore e tatimore vit pas vitit. Por e vërteta është se kemi gjetur dhe njerëz profesionistë dhe të gatshëm në sistem, për t’i shërbyer me përkushtim ligjit, shtetit dhe sipërmarrësve” tha ai.Sipas kryeministrit, në vetëm 40 ditë vendosja e dy drejtoreve të përgjithshme dhe rivënia në lëvizje e sistemit doganor dhe tatimor, jo vetëm ka tejkaluar planin, por është kapërcyer ndjeshëm shifra e tetorit të kaluar krahasuar tetor më tetor si dhe ka një ndryshim shumë të fortë mes shtatorit dhe tetorit të po këtij viti në dogana."28 milionë dollarë më shumë. Që do të thotë që jo vetëm është frenuar rënia e vazhdueshme janar - shtator, por është shënuar edhe një pikë kthese e fortë që kemi shumë besim, bazuar mbi të dhënat e mëtejshme, se është fillimi i një ringritje që do të vazhdojë sistematikisht” tha Rama.Kreu i qeverisë shtoi më tej se e njëjta tendencë vërehet qartë edhe në rezultatet e tatimeve, por ato do të bëhen publike nesër.“Por sot mund t’ju them se jo vetëm me planin e rishikuar, por edhe me planin e vjetër të qeverisë së mëparshme, jemi më lartë në muajin tetor. Gjithashtu diferenca mes këtij tetori dhe tetorit të vitit të shkuar, si në dogana dhe në tatime flet qartësisht për një kthesë të fortë. Ndaj dhe dua t’i përgëzoj publikisht të dyja drejtoret e përgjithshme për rezultatet e para të një pune pa orar dhe plot sakrifica, por edhe të gjithë ata punonjës të doganave dhe të tatimeve të cilët po shërbejnë me përkushtim për të sjellë një ndryshim që është jetik për financat e shtetit tone” tha Rama.Për Crown Agents dhe FMN-nëKryeministri shtoi më tej se përfshirja e agjentëve të kurorës, Crown Agents, në mbikëqyrjen e pikave doganore dhe rritjen e kapitalit njerëzor brenda sistemit doganor, si dhe prurjet e reja nga konkursi për rreth 150 vende pune në tatime, do të sjellin një rritje të ndjeshme të cilësisë së shërbimit të shtetit, qoftë në dogana, qoftë në tatime."Ndërkohë, ndoshta ky është momenti më i rëndësishëm, kam shumë besim se përfshirja e afërt e FMN-së me një program të ri, në përpjekjen tonë madhore për përballimin e krizës dhe rimarrjen e rrugës së rritjes ekonomike, qysh vitin e ardhshëm, do të na garantojë pikënisjen e duhur drejt përmbushjes së programit tonë të Rilindjes Shqiptare. Finalizimi i termave të programit të ri me FMN-së, për të cilin kemi gjetur edhe mbështetjen më të plotë të Bankës Botërore është dhe arsyeja pse Projektbuxheti do të shtyhet për afro dy javë në mënyrë që ngrehina e tij të mbështetet në themelin e ri që ky program përbën për ekonominë tonë në vitet në vijim. Po që sot mund të thuhet pa asnjë ngurrim se rruga e rimëkëmbjes është e hapur dhe siç e kemi premtuar ajo është e projektuar të nis me larjen e llogarive të shtetit ndaj sipërmarrjes, si dhe me mbylljen e gropave të hapura gjithandej nëpër Shqipëri me katrahura financiare dhe korruptive në infrastrukturën e vendit tonë" shtoi Rama.Rama: S`do ketë skenar grek për ata që e ëndërrojnëSipas kryeministrit, kush e ëndërron skenarin grek për qëllime politike, por qoftë dhe kush në mënyrë të arsyeshme i trembet rrënimit të mëtejshëm ekonomik për arsye të krizës tronditëse që kemi trashëguar, duhet ta ketë fare të qartë se më e keqja do të kalojë me 2013.“E kjo jo për të dhënë një injeksion optimizmi që nuk është i pavend, por për të nënvizuar se puna intensive që po bëhet në bashkëpunim me FMN-në dhe me Bankën Botërore, si dhe me mbështetjen e një grupi ekspertësh të nivelit më të lartë sot në botë, bazuar edhe në analizën shumë të kujdesshme të gjithë gjendjes financiare dhe ekonomike të vendit tonë, si dhe potencialeve të zhvillimit, na jep të drejtë që të mos ngurrojmë kur themi se më e keqja do të kalojë me 2013” shtoi Rama.