Soriraq Filo, kryetari i ri i bashkisë së Korçës

Sotiraq Filo eshte kryetari i ri i Bashkise se qytetit te Korçes.Ne zgjedhjet e zhvilluara diten e djeshme, Filo ka mundur te marre 15953 vota, kundrejt 5283 rivalit te tij Sotiraq Stratoberdha me nje diference prej 10 mije e 600 votash.

Emri i fituesit te kesaj gare elektorale ka dale mengjesin e sotem rreth ores 6 e 30 minuta,pas perfundimit te numerimit  te 100 kutive  te votimit. Proçesi i numerimit te votave ka qene nje proçes normal dhe mjaft i qete dhe kandidati i majte Sotiraq Filo ka pasur nje epersi votash gjate gjithe kohes.

Kryetari i i Bashkise i sapo zgjedhur, Sotiraq Filo, eshte shprehur mjaft i emocionuar pas mbylljes zyrtare te proçesit te numerimit,ndersa ka deklaruar se tashme koha e fjaleve ka marre fund ,pasi ka ardhur koha e mbajtjes se premtimeve.

“Jam i emocionuar dhe i vlerësuar nga qytetarët e Korçës. Koha e fjalëve ka mbaruar, tani duhet të realizojmë premtimet e fushatës elektorale” tha Filo.

Ne fakt proçesi i numerimit te votave ne KZAZ nr 71 ka nisur me bllokimin e nje kutie votimi, pikerisht kutia ne te cilen kishte votuar edhe kandidati i majte Sotiraq Filo, per shkak se nuk perputhej numri i kutise me ate te proçesverbalit. Kjo kuti nuk eshte hapur edhe pas perfundimit te 100 kutive te tjera dhe pritet te hapet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Nderkohe edhe ne komunen Karbunare ka perfunduar proçesi i numerimit te votave, ku fitues eshte shpallur kandidati i Partise Socialiste, Bektash Nezha ,i cili ka marre 1173 vota kundrejt 864  qe ka marre kandidati i Partise Demokratike Mynyr Shehu.

KQZ për rezultatet