Presidenti grek pritet me prostestë, Idrizi: Papulias, mbaj fjalën e dhënë para 20 vjetësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2013, 10:15
Presidenti i Greqisë Karolos Papulias i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë është pritur me protesta në Tiranë.Shoqata “Çamëria” ka zhvilluar sot një tubim tek Piramida duke i kërkuar presidentit grek Karolos Papulias dhe institucioneve greke se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij.Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana kërkoi të mbajë fjalën për t`i dhënë zgjidhje çështjes çame.
"Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Tani është koha që presidenti grek të mbajë fjalën" tha ai.Në njëjtën linjë ka mbajtur edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa i ka bëre thirrje presidentit grek Papulias, të luajë rolin e pajtuesve mes dy vendeve dhe dy kombeve, Idrizi kërkoi edhe nga autoritetet shqiptare të mos shkelin dinjitetin e shqiptarëve.“Si mund të pranosh këtë detyrë, kur bashkëmoshatarët e tu çam që nuk hoqen dorë nga kombësia, sot dergjen pa varre, nuk ka për ta as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Keni rastin historik tu bëni shërbimin më të madh dy kombeve që u përkisni, zgjidhje çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës” iu drejtua Idrizi presidentit grek.Idrizi theksoi se Papulias duhet të rikujtojë fëmijërinë e tij, pasi nuk është evropiane të mohohet genocidi, feja, pasuria dhe nderi i bashkëkombasve.“Autoritete tona të kanë ftuar si mik dhe ju duhet të mbani vendin e mikut, shqiptari është dalluar për mikëpritjen, por ne nuk pranojmë dot një mik që na tregon se ku e kemi vendin në shtepinë tonë. Nga ne nuk të gjen gjë, zoti ju mëshiron dhe ju falë mekatet që keni bërë ndaj një populli të tërë, ne jemi gjallë e do të jemi brez pas brezi për të kërkuar të drejtat tona” tha Idrizi.Idrizi i ka bërë thirrje edhe autoriteteve shqiptare, presidentit, kryeministrit, liderit të opozitës,kreut të Parlamentit të mos nëpërkëmbin dinjitetin e shqiptarëve. “Ne ndoshta nuk u japim shqiptarëve jetesë me të mirë, por e keni për detyrim t’u jepni dinjitet dhe dinjitetin mos ua shkelni, rroftë çameria, rroftë Shqipëria” shtoi Idrizi
"Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Tani është koha që presidenti grek të mbajë fjalën" tha ai.Në njëjtën linjë ka mbajtur edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa i ka bëre thirrje presidentit grek Papulias, të luajë rolin e pajtuesve mes dy vendeve dhe dy kombeve, Idrizi kërkoi edhe nga autoritetet shqiptare të mos shkelin dinjitetin e shqiptarëve.“Si mund të pranosh këtë detyrë, kur bashkëmoshatarët e tu çam që nuk hoqen dorë nga kombësia, sot dergjen pa varre, nuk ka për ta as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Keni rastin historik tu bëni shërbimin më të madh dy kombeve që u përkisni, zgjidhje çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës” iu drejtua Idrizi presidentit grek.Idrizi theksoi se Papulias duhet të rikujtojë fëmijërinë e tij, pasi nuk është evropiane të mohohet genocidi, feja, pasuria dhe nderi i bashkëkombasve.“Autoritete tona të kanë ftuar si mik dhe ju duhet të mbani vendin e mikut, shqiptari është dalluar për mikëpritjen, por ne nuk pranojmë dot një mik që na tregon se ku e kemi vendin në shtepinë tonë. Nga ne nuk të gjen gjë, zoti ju mëshiron dhe ju falë mekatet që keni bërë ndaj një populli të tërë, ne jemi gjallë e do të jemi brez pas brezi për të kërkuar të drejtat tona” tha Idrizi.Idrizi i ka bërë thirrje edhe autoriteteve shqiptare, presidentit, kryeministrit, liderit të opozitës,kreut të Parlamentit të mos nëpërkëmbin dinjitetin e shqiptarëve. “Ne ndoshta nuk u japim shqiptarëve jetesë me të mirë, por e keni për detyrim t’u jepni dinjitet dhe dinjitetin mos ua shkelni, rroftë çameria, rroftë Shqipëria” shtoi IdriziProtesta ishte ishte parashikuar të bëhej përpara Presidencës. Por burimet zyrtare të PDIU-së thanë se policia e spostoi këtë protestë para “Piramidës” pas kërkesës së Ambasadës greke që protesta të relaizohej diku tjetër për arsye sigurie. Në protestë dominuan thirrjet patriotike dhe ngjyrat kuq e zi.