Corriere: Lazarati, në brendësi të fshatit që kultivon kanabis
Gazeta e njohur italiane “Corriere della sera” publikon një artikull për njollën e zezë të Shqipërisë, Lazaratin. Artikulli flet për veprimtarinë antiligjore në fshat, ku çdo ditë kultivohen bimë narkotike, kryesisht hashashi dhe marijuana.Por përveç këtij fenomeni të çuditshëm në mes të Evropës dhe në sy të të gjithëve, në shkrim paraqiten deklarata të punëtorëve sezonalë që punojnë në kohën e korrjes së bimëve dhe përgatitjes së tyre për tregun vendash dhe ndërkombëtar.Në artikull përshkruhet puna që bëjnë banorët e paktë të fshatit dhe punëtorët e shumtë sezonalë që shkojnë në Lazarat për të punuar, pasi e shohin këtë si të vetmen mënyrë fitimi për të përballuar jetesën.Janë të shumta rastet ku punëtorët në këto plantacione bimësh të dëmshme, përfundojnë në spital si pasojë e helmimit nga era e bimëve, të gjithë me të njëjtat simptoma: të vjella,diarre apo probleme kardiovaskulare ku vetëm javët e fundit sipas drejtorit të spitalit rajonal të Gjirokastrës, Hysni Lluka, janë paraqitur për mjekim rreth 700 punëtorë.“Corriere della sera” shkruan se destinacioni kryesor i lëndëve narkotike është shteti Italian, qytetet e Barit dhe Brindizit ku më pas ngarkesa e drogës shpërndahet edhe në vende të tjera të Evropës ndërsa pika tjetër më e afërt e shitjes është Greqia, ku droga transportohet me kafshë apo mjete transporti.Sipas një raporti të Guardia di Finanza në lazarat rriten rreth 350.000 bimë kanabis në një territor prej 320 hektarësh dhe për një vit prodhohet rreth një ton bimë narkotike, ku çdo kilogram shitet 300-320 euro ndërsa mendohet se bosët e këtij biznesi i investojnë paratë e fituara nga tregëtia e drogës duke blerë shtëpi në shtete të ndryshme të Evropës.