Korça zgjedh kryetarin të Dielën, gara mes PD dhe PS, KQZ ka shpërndarë materialet

71 mijë e 800 persona me të drejtë vote pritet që tu drejtohen ditën e nesërme qendrave të votimit në qytetin e Korçës, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj bashkie. Krahasuar me zgjedhjet e 23 qershorit, në këto zgjedhje janë rreth 300 persona të rinj, të cilët votojnë për herë të parë. Me përfundimin e fushatës, kanë mbërritur në Korçë edhe materialet zgjedhore të cilat po shpërndahen nëpër qendrat e votimit të përcaktuar.Aktualisht sipas kryetarit të KZAZ-së Artur Qeramixhi, Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve dhe Komision i Qendrës së Votimit ka në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe materialet zgjedhore të domosdoshme për zbatimin e proçedurave dhe përmbushjes së detyrave që, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, iu ngarkon këtyre komisioneve.Proçesi i votimit ditën e nesërme pritet të nisë në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 18:00.101 kutitë e votimit do të hapen dhe numërohen në ambjentet e Pallatit të Sportit, “Tamara Nikolla”.