Mësim në qyetin e Antik të Pirros, auditori i lëndëve të trashgimisë
Pavarësisht rënies së ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj, Antigoneja vijon të tërheqë vizitorët vendas. Ata janë kryesisht nxënësit e shkollave të qytetit, të cilët trashëgiminë arkeologjike e kanë njëkohësisht edhe në programet e tyre mësimore.Pikërisht një orë të tillë mësimi ka zhvilluar mësuesja e Modulit Arkeologjik, Mimoza Kalemi me nxënësit e viteve të dyta të gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Por në fakt pak mësues e ndërtojnë në një formë të tillë një orë mësimi ku teoria ndërthuret me vëzhgimin real të rrënojave të qytetit që Piro i Epirit ngriti në nderim të gruas së tij Antigona. Nxënës të kësaj shkolle e kanë vlerësuar këtë ditë mësimi në natyrë pranë rënojave të qytetit të Antigonesë e cila u ndërtua në vitin 297 para Krishtit dhe pati një jetesë prej gati 150 vjetësh kur u shkatërrua nga konsulli romak, Paul Emili.Nxënësit janë informuar jo vetëm për mënyrën e ndërtimit të qytetit, jetën dhe fundin e tij dramatic, por dhe mbi historinë e gërmimeve të vjetra e të reja në Antigone, gjetjet dhe zbulimet arkeologjike që i kanë shoqëruar ato. Lugina e Drinosit në Gjirokastër është një nga luginat më të pasura me ndërtime që vijnë nga lashtësia. Qytetërimi i Melanit dhe Teatri i Adrianopolit janë dy site të tjera arkeologjike të cilat tërheqin vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.