“Rebelohen” fermerët për kastraveca: Mali i Zi kërkon baltosjen e produkteve tona

Prodhimet  e fermerëve shqiptarë nuk kanë asnjë problem, por një të tillë e ka ngritur enkas shteti i Malit të Zi për të bllokuar tregëtimin e kastravecit dhe baltosur prodhimin e fermerëve shqiptarë.Kështu është shprehur Pandeli Boçi, Drejtor i Institutit të Transferimit të Teknologjive në Lushnje. Ai ka kërkuar stabilizimin e situatës nga ana e institucioneve të vendit tonë, e cila përbën rrezik, pasi tashmë jemi në pikun e prodhimit të perimeve të dyta në sera.Efektet negative të bllokimit të kastravecit, ka bërë që në tregun e shumicës së fruta-perimeve Lushnje, çmimi i tij të shkojë madje nën kosto, për shkak të hezitimit të tregtarëve nga lajmi se një ngarkesë  është bllokuar pasi ka dalë me nivele më të larta spiroksamine, mbi ato të lejuarat, ndërkohë që analizat pritet të vërtetojnë këtë alarm.