Shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë, AKIP kërkon sqarime nga qeveria shqiptare
Ambientalistët kërkojnë nga qeveria shqiptare të sqarojë publikimet në mediat ndërkombëtare se Shqipëria mund të jetë një nga vendit i cili mund të marrë përsipër asgjesimin e armëve kimike të Sirisë.Në një deklaratë për mediat, AKIP thekson se kryeministri duhet të bëjë publik qëndrimin zyrtar të qeverisë duke theksuar se ligji i miratuar së fundmi nuk e lejon importin e mbetjeve të rrezikshme.DeklarataPrej disa ditësh jemi njohur me mundësinë e importit për qëllime asgjësimi të disa armëve kimike vdekjeprurëse me origjinë nga Siria. Lajmi është bërë i ditur nga burime të besueshme mediatike ndërkombëtare, të cilët kanë rradhitur Shqipërinë dhe disa vendetë tjerë si kandidate që mund të marrin përsipër asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë, sic janë edhe gazrat helmues si Sarina apo gazi Mustarde.Ndërkohë nga burimet ndërkombëtarë po njihemi dita ditës se pothuaj e gjithë lista e vendeve candidate është duke u shprehur kundër importit të këtyrehelmeve, duke e lënë Shqipërinë pothuajse të vetme në listë, përarsye se qeveria jonë ende nuk ka dhënë asnjë sinjal për ndonjë qendrim zyrtar.Kjo rrethanë bën që të forcohet natyrshëm dyshimi se Shqipëria mund ta marrë përsipër këtë operacion.Gjithçka po ndodh në njëkohë kur vendi ynë po aplikon masa kufizuese të operacioneve të këtij karakteri, për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme për të menaxhuar lëndë të cfarë do lloji. Shqipëria është pa lënë Konventën kundër Armëve Kimike dhe ende ka dyshime se nuk është asgjësuar plotësisht arsenali i armëve kimike të trashëguara nga sistemi i diktaturës. Nga ana tjetër Kuvendi, nën trysninë e shoqërisë civile, së fundi miratoi edhe ndalimin e importit të mbetjeve jo të rrezikshme, krahas ndalimit të kahershëm të importit të mbetjeve të rrezikshme.• Me bindjen e plotë se kuadri ynë ligjor nuk ka lënë hapësira për të marrë përsipër operacionin e importimit dhe asgjësimit të lëndëve helmuese vdekjeprurëse;• Me dyshimin e arsyeshëm se shteti shqiptar nuk është ende i aftë të garantojë suksesin e proceseve teknologjike të rrezikshmërisë së lartë, duke shmangur mundësinë e cdo aksidenti teknologjik;• Me vetëdijen se Shqipëria është mjaft e lodhur nga tragjeditë njerëzore të shkaktuara nga mungesa e standardeve teknike, si ishte tragjedia e Gërdecit;• Me dyshimin e arsyeshëm se drejtësia shqiptare është e paaftë për të goditur fort personat përgjegjës, duke nxitur papërgjegjshmërinë e zyrtarëve deri në nivele të papranueshme; shprehim shqetësimin tonë të drejtë përballë sigurisë që japin mediat e huaja se demontimi i armëve kimike Siriane në Shqipëri do të bëhet realitet. Për këtë arsye, kërkojmë nga qeveria dhe Kryeministri Edi Rama që, sic detyrohet nga Kushtetuta dhe nga Konventa e Arhuusit,të prononcohet publikisht mbi vërtetësinë e lajmit dhe në varësitë këtij fakti, të informojë qytetarët për qendrimin zyrtar që do të mbajë Republika e Shqipërisë ndaj kësaj oferte.Qeveria duhet të shprehet zyrtarisht sa më shpejt që të jetë e mundur, pa u bërë ende fakt i kryer, jo sepse e kërkojmë ne si bërthamë e shoqërisë civile, por se pse kemi bindjen që kjo është pyetja e ditës e të gjithë shqiptarëve që shpresojnë të jetojnë të qetë në një vend me histori problematike, ku mungesa e transparencës së operacioneve të rrezikshme ka sjellë jo pak viktima.