Vizita e Papulias, Shoqata Çamëria: Nesër, në orën 10:00 tubim përpara Presidencës
Shoqata “Çamëria” fton të gjithë qytetarët në një tubim nesër para Presidencës për t`i treguar presidentit grek Karolos Papulias dhe institucioneve greke në nivelin më të lartë, se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij.Në një konferencë për shtyp Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana kërkoi nga politika shqiptare respektimin e parimit të reciprocitetit, dhe të përmbushë detyrimet e saj kushtetuese dhe kombëtare për çuarjen përpara të çështjes çame.Deklarata e plotë e kreut të shoqatës ÇamëriaVizita dy ditore e Presidentit grek Karolos Papulias në Shqipëri, është rasti më i mirë që shoqata Çamëria t’i bëjë të ditura institucioneve greke në nivelin më të lartë, se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij.Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht.Duke respektuar rekomandimin e tij, ne besojmë se zoti Papulias nuk do të tërhiqet nga ajo çfarë ka thënë 20 vjet më parë. Për disa arsye.-Ne e dimë se Presidenti grek është njeri i Rezistencës antifashiste, diçka që i bën atij vend nderi në historinë e sotme të Greqisë dhe në atë të rajonit. Si i tillë ai duhet të kujtojë përpjekjet e përbashkëta të shqiptarëve çamë dhe grekëve në levizjen antifashiste : EAM dhe ELLAS, të ligjëruara dhe nëpërmjet Marrëveshjesh bashkëpunimi si Marrëveshja e 10 gushtit në Konispol.Janë mbi 500 bij e bija të Camerise te rreshtuar ne radhet e levizjes antifashiste greke, Lëvizje ku militoi dhe Presidenti Papulias, dhe ai s’duhet të mohojë bashkëluftëtarët e vet për të justifikuar genocidin mbi Camërinë, siç ka bërë Agimi i Artë dhe ndonjë forcë tjetër politike greke.Janë 5000 të vrarë, të dhunuar, të përdhunuar nga bandat e Zervas, mbi 35 mijë të dëbuar, mijëra shtëpi dhe prona të shkatërruara dhe grabitura, që s’mund të justifikohen me manipulime të historisë.- Ne i kërkojmë Presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë.-Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjithë ato ligje që bien ndesh me të, në veçanti Ligjin e LUFTËS. Në kuadër të zbatimit të detyrimeve greke ndaj këtij Traktati duhet të njihen detyrimet ndaj popullsisë çame dhe shqiptare në përgjithësi, sa i takon pranimit të fajit për genocidin, njohjes së të drejtave themelore të njeriut, ku përfshihet e drejta për restaurimin e shtetësisë, të drejtat pronësore, ato kulturore, gjuhësore, etj.Në veçanti, meqënëse Greqia vazhdon të insistojë për ngritje varrezash të tjera ushtarësh grekë në Shqipëri, diçka që provokon kujtesën tonë kombëtare, ne i kërkojmë zotit Papulias të pranojë ngritjen në Greqi të varrezave të komunitetit çam, dhe të monumenteve që përkujtojnë deshmoret tane ne luften antifashiste dhe viktimat e pafajshme të një faqeje të turpshme të historisë së vendit fqinj.Ne i kërkojmë Greqisë që në emër të miqësisë së qëndrueshme me kombin shqiptar të zgjidhë përfundimisht këto probleme.Falë PDIU-së dhe perfaqesimit tone politik ne kemi arritur që këto kërkesa t’i shndërrojmë në qasje të detyrueshme të shtetit shqiptar ndaj Greqisë, nëpërmjet Rezolutës për çështjen çame të legalizuar kohët e fundit.Duke vleresuar qendrimet e fundit te qeverise shqiptare permes ministrit tone te jashtem, dhe institucioneve te tjera shteterore ne besojme se politika shqiptare duke kerkuar respektimin e parimit te reciprocitetit, do te permbushe detyrimet e saj kushtetuese dhe kombetare per cuarjen perpara te ceshtjes came.Te bindur me shume se kurre ne drejtesin e kauzes sone, ftoj te gjithe shqiptaret te marrin pjese ne tubimin qe Shoqata Patriotike Cameria do te organizoje perballe Presidences, diten e hene, ne oren 10.