Ekspertët: Bllokimi i basteve on-line, e pamunudur
Pak kohë pasi kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij deklaruan se do të bllokonin të gjitha faqet e internetit që ofrojnë baste on-line, ekspertët shprehen se në kushtet ku ndodhemi kjo është praktikisht e pamundur.Ekspertë e fushës së informatikës shprehen se çdo njeri mund të krijojë kanale të reja komunikimi me këto faqe, vetëm duke patur njohuritë bazë. Agli Pançi informaticien shprehet se duke krijuar këto bypass-e të cilat herë janë me pagesë në internet dhe herë falas ti mund të kesh akses të plotë në web-sitet e basteve sportive kudo në botë.Por ekspertët e botës së informatikës kanë një zgjidhje për këtë çështje pa synuar bllokimin e këtyre faqeve. Sipas Pançit një marreveshje mes shtetit dhe bankave të nivelit të dytë për bllokimin e çdo transaksioneve drejt këtyre faqeve nga llogaritë e bankave do të ishte idealja, pasi këshu nuk ka as censurë të lirisë së internetit.Pasi ka kaluar gati dy javë nga deklarata e kryeministrit se do bllokohen të gjitha faqet e basteve,njësia e mbikqyrjes së lojrave të fatit po harton një listë të gjatë të këtyre faqeve që funksionojnë në mënyrë të paligjshme, pasi nga Shqipëria largohet paratë e shqiptarëve,ndërkohë që arka e shtetit nuk përfiton asgjë nga kjo.Nga llogaritë e bëra në një vit shqiptarët luajnë në këto faqe nga 500-700 milion dollarë, shifër vërtetë e frikshme për ekonominë tonë.