Mbjellja e pemëve në QSUT, Rama: Shërbim spitalor të standarteve europiane
Kryeministri Rama premtoi sot shërbim spitalor të standarteve europiane.Gjatë një aksioni për mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimin e hapësirave të Qendrës Spitalore Universitare “Nëne Tereza”, shefi i qeverisë e cilësoi përmirësimin e shërbimi si një sfidë të madhe.
“Përgëzoj drejtoreshën e re për punën e shkëlqyer që po bën, në vetëm pak ditë i kanë dhënë ajër mjediseve të spitalit. Ne nuk na tremb as volumi i madh i punës, as sfidat e panumërta që kanë spitalet, për të garantuar një shërbim spitalor të standardeve europianë.”- theksoi Rama.
Kryeministri shtoi më tej se mbjelljet e pemëve do të vazhdojnë për të ripërtërirë të gjithë hapësirat publike. Ky është një angazhim i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili sipas kryeministrit Rama do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Ndërkaq, ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha se shumë shpejt qendra të tilla do të ketë në mbarë vendin, jo vetëm në spitale por edhe në akse rrugore dhe në hapësira të tjera publike.