Nishani “presion” Papulias: Hiqni ligjin e luftës dhe çlironi Çamërinë

Presidenti i Greqisë Karolos Papulias nis axhendën zyrtare të takimeve në Tiranë.Ai është pritur sot me një ceremoni zyrtare në Presidencë, nga kreu i shtetit Bujar Nishani ndërsa më pas dy presidentët kanë vijuar me bisedimet dypalëshe ku kanë marrë pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre.Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papulias kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp .Në fjalën e tij, presidenti Nishani theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet të dominohen nga problemet e së shkuarës por nga e ardhmja e përbashkët.Nishani theksoi se në fokus të bisedimeve me homologun grek ka qënë shfuqizimi i ligjit të luftës nga Parlamenti grek, zgjidhja e çështjes së toponimeve dhe pakti detar të cilat sipas presidentit janë çështje që duhet zgjidhur."Në axhendën e marrëdhënieve ka edhe çështje të trashëguara por edhe të reja të cilat duhet të futen në rrugën e zgjidhjes dhe këto cështje u diskutuan edhe sot. Marrëdhëniet tona nuk duhen të dominohen nga problemet e së shkuarës por nga e ardhmja e përkashkët.  Fryma e traktatit të miqësisë duhet të drejtojë bashkëpunimin mes dy vendeve tona.   Kërkova që parlamenti grek të shfyqëzoj ligjin e luftës që një mban sekuestro pasuritë e qytetarëve shqiptarë në Greqi. Shpreh shqetësimin për zgjidhjen e çështjes së toponimeve që po bëhet pengesë për lëvizjen dhe çështje të tjera që lidhen me të.  Pakti detar mes dy vendeve mbetet një çështje për tu zgjidhur. Pala jonë është e gatshme të gjejë një zgjidhje të përbashkët në përputhje me legjislacionin e të dyja vendeve” tha Nishani.Presidenti Nishani është ndalur edhe në çështjen e Kosovës, duke theksuar se beson se pala greke do ta konsiderojë njohjen e shtetit të ri.Papulias: Të respektohen të drejtat e minoritetit grek. Mbështetje për integriminNdërsa presidenti Papulias deklaroi se shqiptarët që jetojnë në Greqi janë një urë lidhëse për marrëdhëniet mes dy vendeve por kërkoi respektimin e të drejtave të minoritetit etnik grek në vendin tonë.“Vizita ime na jep rastin t’i japim shtysë të re marrëdhënieve tona, me interes të dy vendeve por edhe rajonit më gjerë. Minoriteti etnik grek përbën nyje lidhëse të qendrueshme e të pazgjidhshme, ata janë ndër përbërësit më dinamikë të jetës politike e shoqërore shqiptare e të gjithë jemi dakord se të drejtat e tyre duhet të respektohen. Qindra mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi përbëjnë element të fuqishëm lidhës në marrëdheniet tona” theksoi Papulias.Presidenti grek shprehu mbështjetjen e Greqisë ndaj integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.“Sigurova se gjatë presidencën greke do të avancojmë për ecurinë integruese të Shqipërisë ashtu si ka bërë edhe në të kaluarën. E ftova presidentin Nishani për të vizituar Greqinë, i uroj popullit shqiptar stabilitet dhe përparim” tha Papulias.Ndërkaq sipas njoftimit të Presidencës greke të martën, Papulias do të zhvendoset në Gjirokastër, ku do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.Papulias takon Dulen dhe JanullatosNdërkohë pasditen e djeshme, presidenti grek zhvilloi takime me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule dhe me Kryepeshkopin Janullatos në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë.Pas takimit me kreun e shtetit grek, Vangjel Dule është shprehur se fokusi i takimit ishte çështja e integrimit të Shqipërisë në BE.“Të drejtat e pjestarëve të minoritetit grek në Shqipëri, forcimi i mareëdhënieve dy palëshe dhe rëndësia e veçantë e tyre për rajonin dhe mbështeja e Greqisë për integrimin, ishin fokusi kryesor i takimit” theksoi Dule.Ai u shpreh se çështja e varrezave nuk është një çështje e kohës së fundit, por është një çështje që kërkon zgjidhje dinjitoze. Sipas Dules, Papulias i ka shërbyer jo vetëm Greqisë,por gjithë rajonit. Sipas Dules viziat e Papoulias është një kapitull i ri mes dy vendeve.Policia bllokon rrugëtNdërkohë në një njoftim të saj, Policia e Tiranës thekson se në kuadër të vizitës së Presidentit të Greqisë në vendin tonë, nga ora 08:00-15:00 disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të jenë të bllokuara:Kështu do të bllokohen,  Rruga "Lek Dukagjini", që kalon përpara Radio Televizionit Shqiptar; Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga ura pranë ish-Hotel Dajtit deri te hotel "Sheraton"; rrugët dytësore "Jul Varibova dhe "Mustafa Matohiti" dhe rrugët "Ismail Qemali", "Asim Zeneli" dhe "Abdyl Frashëri".Vizita e Papulias në TiranëNë shtypin grek kjo vizitë është cilësuar si lëvizja e duhur për të shkrirë akujt mes palëve.Pak kohë para se të lërë presidencën greke, Papulias pritet të japë mesazhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Greqia nga 1 janari do të marrë presidencën e BE, dhe Shqipëria shpreson që gjatë kësaj periudhe të ecë më shpejt në rrugën drejt integrimit.Mes dy vendeve ka pasur përplasje të shumta, duke filluar që nga ligji i luftës që ka shteti grek me Shqiperinë, çështja çame, kufijtë detare, si dhe çështja e toponimeve.Vizita e Papulias në Shqipëri, zhvillohet disa ditë pas asaj të ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos.