Lezha pastrohet nga inertet, Bashkia: Gjobë kush i depoziton jashtë rregullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2013, 19:26
Bashkia e Lezhës ka nisur sërish aksionet e pastrimit të territorit të saj.Përqëndrimi i parë janë inertet. Të depozituara prej kohësh ato kishin zaptuar hapësira të mëdha dhe ishin kthyer në një shqetësim për banorët. Lagjia Gurra, ka nisur të çlirohet nga këto pirgje inertesh.Përgjegjësi i shërbimeve pranë Bashkisë Lezhë, Ernest Marku, ka bërë të ditur se tashmë do të aplikohen edhe gjoba për qytetarët që depozitojnë inerte jashtë vendeve të përcaktuara, kjo si një mënyrë për të frenuar sërish mbushjen e hapsirave me mbetje inerte.Pas interteve, zonat e kthyera në shqetësim për shkak të sasive të mëdha të mbetjeve urbane, do të kenë vëmendjen e Bashkisë për pastrimin e tyre.