Meta me Kukan: Dialogu dhe bashkëpunimi kontruktiv në fokus të Kuvendit

Kryeparlamentari Ilir Meta është shprehur se fokusi i punës së Kuvendit do të jetë krijimi i një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv, përmes gjithëpërfshirjes dhe konsultimeve të hapura më të gjithë aktorët parlamentarë, institucionet e pavarura, shoqërinë civile dhe grupet e interesit.Gjatë takimit me Eurodeputetët Anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri të kryesuar nga Eduard Kukan, Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian ndaj Shqipërisë dhe theksoi se integrimi evropian do të jetë prioriteti parësor i të gjitha institucioneve shqiptare.Eurodeputeti Eduard Kukan, duke mirëpritur rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, nënvizoi se puna e politikës shqiptare duhet përqendruar në ruajtjen e këtij momenti pozitiv në interes të vendit. Në këtë kontekst, Kukan vuri në dukje rëndësinë e veçantë të Parlamentit si institucioni ku zhvillohet dialogu politik mes palëve.Gjithashtu Meta iu përgjigj interesit dhe pyetjeve të anëtarëve të tjerë të delegacionit.