“Arrest me burg” efektivit dhe bashkëpunëtorit të tij, i vunë tritol makinës së policit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Shaban Lami dhe bashkëpunëtorin e tij Renato Kazani, të cilët akuzohen se i vendosën tritol automjetit të efektivit të policisë Shkrt Toplani.Ngjarja e rëndë ndodhi 4 ditë më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi i automjetit nuk ka të lënduar në njerëz.Sipas policisë,shpërthimi i makinës se policit Shkurt Toplani ka patur si qëllim vrasjen e efektivit të komisariatit numër 6.Ndërkohë ndaj Shaban Lamit, punonjës policie i komisariatit numër 5 dhe 18 vjeçarit Renato Kazani, rëndon akuza e tentativë vrasje për shkak të detyrës kjo e kryer në bashkëpunim.