Godet veten me thikë në zemër pas sherrit me gruan, vdes 38-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2013, 19:47
Një i ri ka gjetur vdekjen ndërsa ka qëlluar veten me thikë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen 15 në qytetin e Durrësit, ku 38-vjeçari Lush Peci nga Tropoja pas një zënke me bashkëshorten e tij, ka qëlluar veten me thikë në zemër.E gjitha skena ka ndodhur në praninë edhe të të afërmve të gruas, që ndodheshin në banesën e tyre. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.Forcat e policisë së Durrësit ndodhen në vendngjarje, dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes . Ndërkaq paraprakisht dyshohet që i riu të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.