Kukan bashkon politikën, PD-PS “sherr” në sy të ndërkombëtarëve për aktet
Bumçi më tej ka ngritur edhe shqetësimet lidhur me vendimet e fundit të qeverisë, kryesisht në policinë e shtetit dhe emërimin e paligjshëm siç e cilësoi ai, të drejtorit të përgjithshëm të policisë Artan Didi.
Lidhur me këtë çështje Balla ka premtuar se në vazhdimësi të këtij takimi do të ketë kohë për të diskutuar çështjet e ngritura nga përfaqësues të opozitës, ndërsa falënderoi PE-në për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së.Ndërkaq ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është ndalur tek përpjekjet e bëra nga vendi ynë në kuadër të realizimit të reformave për integrimin europian.“Për ne marrja e statusit të vendit kandidat dhe më tej nisja e bisedimeve është proces i mundshëm, por jo i përfunduar. Pasi e cilësojmë si nxitje në realizimin e reformave në kuadër të integrimit. Kjo është një etapë e re, jo thjesht një udhëtim drejt Europës, por një udhëtim drejt vetes. E konsiderojmë si një hap më tej në rrugën e realizimin të reformave me cilësinë e duhur dhe ritmin që kërkon BE. Qytetarët presin cilësi dhe standarde më të larta jetese. Vëzhguar në këtë drejtim, procesi i integrimit është i rëndësishëm për vendin, edhe sa i takon integrimit social, politike e ekonomik. Mazhoranca shpreh bindjen për bashkëpunim me opozitën dhe mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh Bushati.Sipas kryediplomatit shqiptar, rekomandimi i KE-së për ti dhënë Shqipërisë statusin kandidat nuk shihet si trofe, por si nxitje për të arritur rezultatet e duhura.Për bashkëkryetarin e takimit Eduard Kukan Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat në muajin dhjetor. Por për të arritur këtë sipas kreut të delegacionit të PE-së nevojitet dialog gjithëpërfshirës dhe ende punë në mënyrë që procesi të rrënjoset në politikën vendase.Kukan deklaroi se në Shqipëria këto kohë kemi para disa shenja të mira dhe premtuese, duke menduar që dialogu politik ka menaxhuar zgjedhje të mira, dhe një kalim pa probleme të pushtetit.
“Ne vijmë në një kohë të rëndësishme, disa javë mbas vlerësimit dhe rekomandimit për statusin, dhe disa javë para se të takohet Këshilli Evropian, që do të kenë një vendim të rëndësishme për Shqipërinë. Rekomandimi është sinjal për të gjithë forca politike, që tregon vlerësimin për ato arritje që janë bërë, dhe për të inkurajuar qeverinë e tanishme për të vazhduar reformat. Një sinjal që procesi mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse shihet si një interes i përbashkët. Në këtë periudhë shoh parlamentin si një aktor të rëndësishëm në këtë proces. Parlamenti është pjesa kryesore e demokracisë, në të cilin diskutimet politike dhe dialogu gjithëpërfshirës duhet të ndodhë. Ky dialog është kritik në procesin e mëtejshëm të integrimit” tha Kukan.Sequi: Realizim të 5 prioriteteve kyçe Ndërkaq, ambasadori Sequi u ndal tek prioritetet kyçe ku duhet të fokusohet vendi ynë, që janë reforma në administratën publike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, si dhe përfshirja e romëve.
“Ne presim një bisedim konstruktiv politik, dhe do isha i lumtur që të çoja në selinë e BE faktet se aktorët politikë në Shqipëri po bëjnë hapat e duhur në kuadër të integrimit europian. Edhe zgjedhjet në vend u panë si pozitive. Duke parë këtë progres, dhe duke parë këtë angazhim të Shqipërisë, KE vendosi të propozojë dhënien e statusit të vendit kandidat për vendin. 5 prioritetet kyçe për adminsitratën publike, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njëriut, si dhe përfshirja e romëve. Ne jemi të bindur se integrimi europian duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi kohë për të humbur, sidomos deri në dhjetor, ky proces i reformave duhet vijuar, kryesisht sa i përket realizimit të prioriteteve kyçe”, theksoi kreu i delegacionit të BE në Shqipëri.Më tej, ambasadori Sequi shprehu angazhimin e Bashkimit Europian në mbështetje të integrimit të Shqipërisë. Sequi tha se në muajin nëntor komisionieri Fyle do të lançojë një iniciativë në kuadër të integrimit.Tanja Fajon: Lufta kundër korrupsionit, një luftë që zgjat shumë

"Shqipëria është në një moment shumë kyç, se ne kemi pritshmëri të larta nga energjitë e reja dhe të freskëta në Shqipëri, se kjo është shumë e rëndësishme. Dje unë po bëja maratonë dhe kur arrin në gjysmë të rrugës ke nevojë për energji të reja. Shqipëria ka bërë deri tani gjysmën dhe ka nevojë për një shtytje tjetër dhe shpresoj që ju të keni energjinë e nevojshme që deri në dhjetor ju të nxisni marrjen e Statusit.Shqipëria ka bërë progres domethënës, por prapë ka shumë për të bërë. Ka rëndësi që Shqipërisë t’i jepet statusi dhe një nga 5 prioritetet kyç është lufta ndaj krimit të organizuar. Në BE sapo kemi përfunduar punën për një komitet mbi krimet në gjithë vendet anëtare të BE. Në kohët e krizave financiare hasim të gjithë kësi problemesh. Jam shumë i inkurajuar nga parlamenti i ri, qeveria. Që kjo do të jetë një nga çështjet kyçe të saj. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ngrërë një koordinator kombëtar në luftën kundër korrupsionit. Ne humbasim 1% të GDP prej korrupsionit, se qeveritë tonë s’janë të efektshme në luftën kundër tij. Është e rëndësishme që të arrihet besimi i qytetarëve që jeni seriozë në këtë luftë dhe paratë të kthehen aty ku duhet të jenë.Unë vij nga Sllovenia dhe ne në vendin tim kemi shumë probleme. Është luftë që zgjat shumë. Jam pak konfuze për veprimet e fundit në luftën kundër kumarit online. Dua të marr më shumë informacion. Por çdo veprim që lidhet me luftën kundër korrupsionit dhe kanë synim parandalimin e veprimeve të paligjshme duhen inkurajuar. Shqipëria mbetet vend origjine i trafikimit të qenieve njerëzore, të të rriturve dhe minorenëve për gjithë Ballkanin Perëndimor. Krimi kibernetik është një fushë, që ka nisur të tërheqë gjithmonë e më tepër aktivitet kriminal, pasi humben miliona euro.Parlamenti duhet të jetë një shembull i mirë me standarde të larta etike, ku të zhvillohet dialog politik. Është momenti që kjo besueshmëri të rritet, sepse qytetarët shqiptarë meritojnë progres më të madh", përfundoi fjalën e saj Tanja Fajon.
Genc Pollo: Qeveria e re të vijojë me reformat
Progres Raporti i miratuar nga BE vuri në dukje arritjet e qeverisë, Kuvendit dhe aktorëve të tjerë në përmbushjen e detyrimeve për të ecur përpara. Specifikisht në miratimin e 3 ligjeve dhe çfarë ishte më e gëzueshme për të gjithë pa dallime partiake: rekomandonte pa kushte statusin kandidat pa kushte për Shqipërinë. E rëndësishme është që qeveria të ecë përpara mbi arritjet e bëra. Me gjithë përpjekjet tona për të arritur konsensus arritëm të miratojmë 3 ligjet me konsensus, gjë jo e shpeshtë dhe e lehtë tek ne.
