Delegacioni qeveritar në Izrael, PD kërkon sqarime për praninë e Olsi Ramës

Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot nga kryeministri Edi Rama të deklarohet nëse vëllai i tij është pjesë e një delegacioni zyrtar në Izrael.Zëdhënësja  e PD-së Laura Vorpsi theksoi në një konferencë për shtyp se kryeministri nuk i është përgjigjur ende pyetjes nëse Olsi Rama është përfaqësues i biznesit.“Dy ditë më parë, Partia Demokratike ngriti shqetësimin për praninë e vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në një delegacion zyrtar në Izrael. Pyetjet që bëri Partia Demokratike janë pyetjet e cdo shqiptari. A është Olsi Rama përfaqësues i biznesit? A është ai përfaqësues i qeverisë, në këto takime? Pse gjendej në një delegacion me zv-Kryeministrin dhe Ministrin e Bujqësisë? Reagimi i Kryeministrit ishte zhgënjyes. Asnjë transparencë dhe asnjë përgjigje për pyetjet tona. Nga verifikimi, rezulton se Olsi Rama nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë biznes të regjistruar në Shqipëri. Atëherë, edhe një herë po pyesim sot, cili është roli i vëllait të Kryeministrit në të tilla vizita dhe në të tilla delegacione zyrtare jashtë vendit?” theksoi Vorpsi.Edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ka theksuar se vëllai i Kryeministrit Rama po çmonton me shpejtësi një nga një sekserët e vëllait të madh në pushtet dhe po ngjitet me sukses drejt postit të nënkryetarit të PS dhe të zëvëndës.kryeministrit në hije në qeveri.“Vëllaçko Olsi nuk shkoi vetë por e deshi Peleshi për nënkryetar në Izrael!Të dashur miq, vëlla Olsi, që jetoi në ekzil në SHBA për shumë vite, muajt e fundit është kthyer vrullshëm në Shqipëri. Ai po çmonton dhe zëvëndëson me shpejtësi një nga një sekserët e Vëllait të madh (në pushtet) dhe po ngjitet me sukses drejt postit të nënkryetarit të PS dhe të zëvëndës kryeministrit në hije në qeveri.Pas përfundimit me sukses të operacionit të lojrave të fatit, në të cilat Olsi me “Hakmarrjen për Drejtësi” pritet së shpejti të vendosë monopolin vllazëror, ai po studion fusha të tjera ndërmjetësimi” shprehet Berisha.Sipas ish-Kryeministrit pjesmarrja në delegacion e Olsi Ramës ishte me kërkesë të vetë zv.kryeministrit Peleshi, që në vizitën e parë qeveritare jashtë vendit të kishte si nënkryetar ta delegacionit.“Kështu në delegacionin qeveritar që vizitoi Izraelin, kryetari i delegacionit Niko Peleshi i kërkoi shefit të tij Edi Ramës që në këtë vizitë të parë qeveritare jashtë vendit të kishte si nënkryetar të delegacionit z. Olsi Rama mbasi vetëm ai mund ti bënte zap deputetët anëtarë të delegacionit.Shefi i Nikos e pranoi kërkesën por vetëm me kushtin që biletën e udhëtimit nënkryetari Rama ta priste me paratë e tij. Mirëpo Olsi në Jeruzalem e trajtonte Nikon si vartësin e tij për të mos thënë më keq. Keshtu tani, perveç Edit, kushurirës dhe Bledit në qeveri, në hije dhe vetëm për bizneset do të kemi Vëllaçko Olsin! Prisni ky është vetëm fillimi!!” përfundon Berisha.