Basha: Mosmbledhja e të ardhurave, në qendër të diskursit të opozitës
Edhe pse mazhoranca e kaloi me shumicë votash në parlament, akti normativ për ndryshimet në buxhetin 2013 duket se do vazhdojë të mbetet temë e nxehtë mes palëve. Partia Demokratike deklaroi sot vendimi i qeverisë për të mosmbledhur të ardhura është një akt i pashembullt që e shtyn vendin drejt recesionit. Kreu i PD, Lulzim Basha ndërsa foli në mbledhjen e grupit parlamentar, tha se është detyrë e opozitës të qartësojnë qytetarët shqiptarë rreth asaj, që ai e konsideroi krim ekonomik i bërë me gjakftohtësi të plot nga mazhoranca.“Ju kemi premtuar qytetarëve shqiptarë opozitë të fortë etike, të drejtë dhe demokratike, këtë do vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë. Pas qëndrime të opozitës, shqiptarët kuptuan se qeveria vendosi të marrë borxh me një dorë dhe me tjetër të mos mbledhë të ardhura . Kjo ska ndodhur askund. Mbetet një krim ekonomik i kryer me gjakftohtësi, hera e parë që një qeveri heq dorë nga mbledhja e të ardhurave. Kjo është rruga drejt rrokullisjes , drejt krizës. Sipast testimeve tona qytetarët e përcollën me shqetësim të thelllë. Si mundet që në tremujorin e fundit të vitit një qeveri që sapo ka ardhur në pushtet të planifikojë të mbledhë katër herë më pak se qeveria paraardhëse. Ku do të shkojnë këto para, për ku janë nisur, është detyra jonë si opozitë të japim përgjegjen e saktë për këtë pyetje themelore. Kjo është dhe mbetet një temë themelore e diskursit tonë parlamentar” tha ai.Duke iu referuar takimit me delegacionin e PE, Basha tha se shprehu edhe njëherë angazhimin e plotë të opozitës për shtyrjen përpara të proçesit të integrimit të BE.“Mbështetjen e palëkundur të përkushtimit tonë të plotë të integrimit europian të vendit, marrjen e statusit kandidat, një hap i merituar siç kërkon edhe KE por nga njëra anë edhe si një vepër e fundit e PD në mazhorancë. Nga ana tjetër, 5 javë të kësaj mazhorance, konceptohen si bazë e paligjshmërisë dhe hapa të rrezikshëm që kjo mazhorancë ka ndërmarrë për të rrokullisur vendin dhe ekonominë drejt një recesioni” theksoi Basha.Kreu i PD, informoi grupin parlamentar edhe lidhur me pjesmarrjen në samitin e PPE.“Si pjesëmarrës për herë të parë mu rezervua një prezantim i veçantë dhe mu dha rasti të takohen me presonalitete dhe liderë të vendeve të BE-së. Në këtë takim dhe në pritjen që mu rezervua konstatova shprehjen e respektit të partive simotra të qendrës së djathtë për Partinë Demokratike. Është një nder dhe privilegj për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë që një pjesë e këtij bashkimi dhe fuqie të madhe që mban të ankoruar Europën në vlerat e lirisë. Pjesëmarrja na ndihmon për të vijuar proçesin e modernizimit të vizionit dhe alternativës sonë politike” përfundoi ai.