Shehu: Nëse s’çlirohemi nga iluzionet e bashkimit me LSI, 100 vjet në opozitë
Edhe pse dalja nga koalicioni i kushtoi automatisht daljen në opozitë, PD duket se e konsideron të mbyllur kapitullin e “dashurisë” me LSI. Kur zgjedhjet lokale jane aq sa larg ne dukje, aq edhe afër, ish-kryetari i PD dhe ish-deputet i kësaj partie Tritan Shehu, deklaron se iluzionet për një bashkim të mundshëm me LSI do ta lënë PD edhe 100 vite të tjera në opozitë. Jo vetëm kaq, por në të njëjtin përfundim shkon edhe lidhur me FRD, duke e parë forcën e PD në riorganizimin e saj për të sjellë një rrotacion politik jo në marrëveshja tavolinash, sic shprehet ai, por në një nevojë të brendshme të popullit për ndryshim. E nëse zoti. Basha do të futet në garë për një tjetër mandat në bashkinë e Tiranës, Shehu thotë se ky do të jetë një vendim që do të konsultohet dhe më pas do të dilet në një vendim të përbashkët.“Opozita është një periudhë realisht disa herë jo e lehtë, por kërkon mobilizim total, ide, kërkon mençuri për të shfrytëzuar edhe gabimet e mëdha që po bën dhe do të bëjë e majta shqiptare. Kërkon të jesh i pregatitur për ti shfrytëzuar gabimet me racionalitet. Vetëm në këtë mënyrë do arrihet të sensibilizohet opinioni, të bindet për domosdoshëmërinë e rrotacionit politik që e them me bindje të plotë që sdo të vijë si pasojë e disa bisedave apo manovrave në tavolinë, apo ndryshime votash brenda parlamentit siç mund të ketë iluzione dikush. Por do vijë vetëm në saj të një pune konsistente, të vazhdueshme, shumë të gjërë, të gjithanshme të PD për të pasur dhe fituar besimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve. Unë mendoj se nëse nisemi me të tilla iluzione për LSI ne mund të qëndrojmë në opozitë edhe 100 vjet. Rrotacioni në Shqipëri do të ndodhë atëherë kur ne të jemi në gjendje të bindim shumicën e shqiptarëve për domosdoshëmrinë e rrotacionit, duke mos pasur aspak disa politika jo realiste. Jam ebindur se PD ëShtë e bindur për këtë strategji dhe jam i bindur se do ta çojë drejt fitores.Nuk është esenciale nëse Basha do kandidojë apo jo përsëri për kryetar Bashkie. Me rëndësi është sa do jemi ngritur ne nga niveli i 23 qershorit, cilo do jetë trendi i zgjedhjeve që do vinë. Basha do udhëheqe fushatën e PD në të gjithë territorin, do kandidojë apo jo për Tiranën është një problem që do diskutohet dhe do arrihet në një vendim të përbashkët. Me rëndësi është si do përgatitemi ne që sot që në zgjedhjet lokale të kemi realizuar një ngritje të ndjeshme nga zgjedhjet e 23 qershorit. I kemi të gjitha mundësitë dhe kushtet, duhet të punojmë me ide të qarta, grupe njerëzish, zgjerim të njerëzve që duhen përfshirë. PD duhet të koncentrohet tek PD. Opozita shqiptare do të fitojë apo humbë nga forca e PD. Forca e PD është garancia e fitores së opozitës. Vetëm kështu mund të bëjmë që shumë shpejt të na mbështesin shumica e shqiptarëve”tha ai.Për zotin. Shehu, PD duhet të dalë nga pozicioni opozitar për të bllokuar elementë revanshi dhe arbitraritetesh të së majtës, në rrezatim idesh, strategjish, konceptesh që ngrohin dhe shtojnë besimin te njerëzit. I pyetur nëse është apo jo i unifikuar grupi demokrat që trashëgoi zoti.Basha me marrjen e timonit të PD, Shehu e sheh të shëndetshëm diversitetin, mjafton që opsionet të diskutohen para se të arrihet në konkluzione.“Mendoj që PD po bën opozitë, luftë opozitare, po përpiqet ti kundërvihet një revashi të së majtës që është ndeshur në këtë periudhë. Dhe i është kundërvënë me të drejtë për ta penguar në mjaft nga veprimet e saj arbitrare dhe antiligjore që ka ndërmarrë kohët e fundit, duke marrë kështu një pozicion të artë opozitar. PD ka treguar këtë forcë këtë periudhë, të një partie që është ndeshur dhe i ka bërë ballë këtij revanshi në këtë kohë të shkurtër. PD tashmë duhet të kalojë në një fazë të re, të qëndrimit të saj si forcë opozitare që lidhet me qëndrimin ndaj vetes së saj dhe me atë që do transmetojë jashtë. Opozita shqiptare është PD dhe PD duhet të jetë koshiente për këtë gjë. Ka ardhur momenti për të kaluar nga një pozicion opozitar për të bllokuar elementë revanshi dhe arbitraritetesh të së majtës, në rrezatim idesh, strategjish, konceptesh që të ngrohen njerëzit, të shtohet besimi te njerëzit, të afrohen njerëzit dhe të krijohet një optimizëm më i thellë për opozitën që po bëhet sot. Kjo kërkon shumë më tepër laborim, strategji dhe taktika, përfshirje të njerëzve me eksperiencë dhe të rinj të PD në këtë proçes të saj. Që nga një organizim i brendshëm qëndror në formën e komisioneve, struktura të vecanta sipas problemeve, politikave, të lidhen pastaj me qendrën për të rrezatuar alternativat e PD në mbarë vendin. Është një element i domosdoshëm për tu iniciuar duke laboruar mendimet dhe dalë qartësisht me strategji dhe alternativa të mirëstudiuara, në këtë fazë opozitare të PD. Kjo kërkon padyshim përfshirje dhe zgjerim të hapësirave të PD ndaj të gjithë kapaciteteve të saj, të vjetra dhe të reja qofshin. Elementi tjetër është ai i organizimit struktural të PD në të gjithë nivelet e saj, duke filluar jo më nga qendra, po nga poshte drejt qëndrës që do shoqërohet dhe me një analizë të qartë të shkaqeve të humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Një analizë që duhet ti shërbejë jo një lufte shtrigash, por konkluzioneve, gjërave që duhen ndryshuar që PD të bëjë përmbysjen politike të Shqipërisë.Nuk më tremb diversiteti. Nuk mund të ketë shabllone unike të njerëzve, kudo ka diversitet, me rëndësi ka që ky diversitet të dalë i hapur, opsionet të diskutohen para se të arrihet në konkluzione. Disiplinë artificiale e hekurt apo ai unitet në thonjëza artificial është premisi më i mundshëm për të çuar në thërmime nesër, kjo është demokracia. PD nuk ka aplikuar dhe nuk aplikon kodin e heshtjes, pasi vetëm,kështu mund të tërheqim një numër më të madh njerëzish” theksoi Shehu.Në cilësinë e ish-Ministrit të Jashtëm, Shehu komentoi edhe debatin e fundit rreth deklaratave të kryeministrit turk Erdogan. Sipas tij Kosova nuk është as Turqi dhe as Serbi, dhe i takon qeverisë kosovare ta konfirmojë këtë qëndrim. Sipas tij mes lidervë të shteteve ka një gjuhë protokollare që përdoret në perëndim dhe kudo në vendet e qytetëruara e cila nuk ka pse tejkalohet, pasi në të kundërt sjell probleme të tjera. Shehu theksoi gjithashtu se as Shqipëria dhe as Turqia nuk duhet të interferojnë në proçeset e zgjedhjeve të brendshme dhe elektorale në Kosovë.“Unë mendoj që këto që ndodhën në atë vizitë, në ato takime duhet të na bëjnë të mendojmë dhe të analizojmë qartë disa elementë diplomatikë që duhen pasur parasysh. Unë e vlerësoj atë vizitë, është shumë e rëndësishme, marrëdhiet tona me Kosovën janë të një rëndësie të veçantë,Turqia është një vend me të cilën kemi marrëdhënie shumë të rëndësishme, të ngushta. Por kur gjërat bëhen realisht duke thyer disa elementë diplomatikë për mua pastaj ndodhemi në pozicione dhe elementë që përkeqësojnë situatën. Objeksionet e mia lidhen me këto gjëra, sëpari ne nuk duhet të interferojmë as ne dhe as Turqia në proçeset e zgjedhjeve të brendshme dhe elektorale në Kosovë. Nuk është mirë, nuk ka pse, më shumë krijojmë probleme sesa zgjidhim probleme. Së dyti në marrëdhëniet diplomatike, në marrëdhëniet mes kryetarëve të qeverive të shteteve ka një gjuhë protokollare që përdoret në perëndim dhe kudo në vendet e qytetëruara e cila nuk ka pse tejkalohet, ke zoti.Kryeministër, zoti.President, zoti. Ministër etj. Unë nuk kam dëgjuar që Hollande ti thotë Merkel motër, apo Merkel ti thotë Sarkozisë vëlla. Këto janë elementë që nuk janë të një psikologjie perëndimore që ne kemi në Shqipëri, që ne dhe Kosova do të jemi nesër pjesë të BE. Së treti mendoj që kur bëhen disa deklarata që në një moment të caktuar duken si euforike, krijojnë më shumë probleme nga mbrapa. Kjo që ndodhi sot, është një element në të cilën tingëllon sëpaku që Turqia e pranon direkt ose indirekt një sensibilitet të Serbisë ndaj Kosovës, gjë që nuk ka pse. Kosova është shtet sovran, Serbia shtet sovran, Turqia shtet sovran, Shqipëria shtet sovran. Kështu që duhet të jemi të kujdeshëm në disa tejkalime që u bëhen formulave dilplomatike se pastaj ndodhesh në të papritura, futesh në një problem që për ta zgjidhur futesh në probleme të tjera. I takon në radhë të parë qeverisë së Kosovës që të konfirmojnë qartësisht që Kosova nuk është as Turqi, as Serbi, që Kosova është Kosovë, Kosova është e kosovarve, është një shtet sovran dhe i pavarur që të ardhmen e saj bashkë me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor e ka në BE dhe askund tjetër. Dhe axhenda e Shqipërisë dhe Kosovës për në Bruksel kalon vetëm nga Brukseli dhe nuk kalon diku tjetër larg për tu kthyer në Bruksel dhe nuk është e lidhur me axhendën e vendeve të tjera, qoftë dhe këto shumë të rëndësishme dhe mike për ne, për tu integruar në BE. Këto gjëra duhet të jenë të qarta për politikën tonë, vendet partnere dhe ti transmetohen qartësisht Brukselit sepse shpesh herë mund të krijojmë një konfuzion edhe në Bruksel. Ne kemi axhendën tonë për në Bruksel, nuk ka lidhje me axhendën e vendeve të tjera për në Bruksel, nuk varet as në kohë, as territore, as nga politika. Ne jemi drejt Brukseli dhe do hyjmë në Bruksel, pastaj për vendet e tjera kur e kanë axhendën të hyjnë në Bruksel nuk varet nga ne, por nga marrëdhëniet që këto shtete kanë me Brukselin” tha më tej Shehu.Nëse qeveria Rama po orientohet drejt orientalizmit, Shehu ka këtë koment:“Unë nuk dua të hyj në këtë polemikë, ne jemi një vend europian, perëndimor, përkatësia jonë është thellësisht europiane, e ardhmja jonë është e vendosur në Europën perëndimore dhe Bruksel, prandaj duhet të përdorim ato skema edhe formale diplomatike që janë të pajtueshme për diplomacinë dhe për marrëdhëniet midis vendeve perëndimore. Të njëjtën gjë them edhe për Kosovën, është vend perëndimor që të ardhmen e saj e ka në BE, nuk është as Turqi dhe as Serbi, por Kosovë e kosovarëve, do jetë nesër Kosovë pjesë e BE, pavarësisht nga axhenda apo ritmet e vendeve të tjera për të qenë pjesë e BE”.Ndërsa ishte ndër politikanët e parë, pas zonjës Doda që iu kundërvu nismës së Avokatit të Popullit për të legalizuar martesat gay, ish-deputeti demokrat akuzon Totozanin se po spekulon, duke spostuar vëmendjen në çështje që nuk janë probleme të shoqërisë shqiptare sot. Koncepti i familjes është një koncept i sanksionuar në shoqërinë njerëzore dhe dalja prej saj mund të ketë pasoja, nënvizoi ai.“Zoti. Totozani po spekulon, kërkon të ngrejë çështje që s’janë probleme të shoqërisë shqiptare sot. Kërkon të hedhë fishekzjarre në mënyrë të gabuar, duke u bërë shkak në disa iniciativa që çojnë në goditjen e themeleve të shoqërisë së një vendi, që është familja. Familja është diçka e shenjtë dhe askush smund të luajë me të. Familja përbëhet nga burri dhe gruaja me shpresën që të kenë fëmijë. Koncepti i familjes është një koncept i sanksionuar në shoqërinë njerëzore dhe dalja prej saj mund të ketë pasoja. Nuk kam asgjë kundër me ata që kanë preferencat gay, e kemi në ligj antidiskriminimin, detyra jonë është ta implementojmë ligjin”deklaroi në RTV Ora News Tritan Shehu.