Korçë, zjarr në vargmalin e Moravës. Prefekti:Rrezikohet parku i Bozdovecit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme vargamalin e Moravës në Hoçisht të Devollit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimë 'fier' ndërsa ka rrezikuar edhe pyllin e ahishteve.Por situata ka marrë të tjera përmasa në oret e mesdites, pasi era ka ndihmuar perhapjen e flakeve te cilat i jane afruar edhe parkut kombetar te Bozdovecit. Ky fakt eshte pohuar edhe nga vete prefekti i Korçes Ardit Konomi, i cili eshte shprehur se parku rrezikohet seriozisht nga flaket, ndersa zjarrëfikset e kane te pamundur te nderhyjne per shkak te terrenit malor.Ne ndihme te repartit te zjarrefikeseve kane ardhur edhe forcat e ushtrise te cilat jane duke punuar bashke me punonjësit e drejtorise pyjore per neutralizimin e flakeve. Sipas te dhenave dyshohet se zjarri ka qene i qellimshem nga banoret e zones, per djegien e barishteve ,nje proces qe ata e kryejne cdo vit.Duket se kete vit pasojat jane teper te renda per shkak te perhapjes se flakeve,qe deri me tani mendohet te kete djegur mbi 10 hektare pyje ne vargmalin e Moraves. Perfshirja masive nga flaket per parkun e Bozdovecit do te ishte katastrofike, duke menduar qe ketu vitin e kaluar u dogjen me qindra hektare pyje, dhe u desh perdorimi i helikoptereve per shuajtjen e flakeve.