Avokati i Popullit paraqet rekomandimet për komunitetin rom
Fëmijët e familjeve rome të arsimohen, ky komunitet të marrë ndihmën e nevojshme ekonomike, të regjistrohen për të përfituar edhe strehim dhe lehtësim të kritereve ligjore për tu strehuar. Këto kanë qenë kanë rekomandimet që i ka përcjellë, Avokati i Popullit Ministrisë së Arsimit, asaj të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Zhvillimit Urban si dhe Ministrisë së Brendshme.
Rekomandimet morën si përgjigje, akses për shkollim nga Ministria e Arsimit ku deri më tani janë 3200 nxenes romë që kane frekuentuar shkollat. Z.Veliaj propozi paketa ushqimore për ta, duke ngritur edhe zërin për abuzimin me skemën e përfitimeve të tyre, ndërsa Ministria e Brendshme doli garant për regjistrimin e tyre.
Por Z.Totozani së fundmi është përfshirë edhe në debatin për legalzimin e martesave të LGBT. Dhe në këtë propozim, u shpreh Avokati nuk është vetëm.
Paketa e rekomandimeve për komunitetin rom u diskutua me 26 përfaqësues të shoqërive civile dhe organizmave ndërkombëtarë.
RekomandimetPër Ministrinë e Arsimit: Në përputhje me pikën 1, të nenit 81, te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, rekomandojmë realizimin e inisiativës legjislative, për disa përmirësime në Ligjin nr.69 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të cilat do të parashikojnë dhe garantojnë integrimin në arsim të fëmijëve Romë, nga niveli parashkollor, e deri në nivelet e tjera më të larta të arsimit.Për Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: rekomandojmë parashikimin e kritereve lehtësuese për përfitimin e ndihmës ekonomike me qëllim qasjen e përshtatshme dhe të mundshme për individët, pjestarë të minoritetit rom, pasi kriteret aktuale nuk mund të arrihen dhe efektivisht kanë natyrë përjashtuese për këtë minoritet.Për Ministrinë e Brendshme: rekomandojmë që për mbrojtjen e interesave jetësore të minoritetit Rom në Shqipëri, të ndërmerret iniciativa për ndryshime në Ligjin Nr.10129 datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, në menyrë që brenda një afati të kufizuar kohor të lehtësohen nga afatet e parashikuara në ligj, si dhe t’u njihet mundësia e rregjistrimit apo ndryshimit të vendbanimit edhe nëse nuk plotësojnë dokumentacionin e parashikuar për këtë qëllim, në gjendjen civile ku janë vendosur aktualisht.Për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rekomandojmë rishikimin e ligjit “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane”, konsiderimin e ketij minoriteti si kategori prioritare dhe lehtësimin e kritereve ligjore per perfitimin e strehimit, pasi individët e minoriotetit rom ndihen të përjashtuar nga skema e strehimit që ka apilkuar shteti shqiptar, pasi kriteret e vendosura janë të paarritshme nga ky komunitetAvokati i Popullit dhe shoqeria civile vleresojne se pa ndërmarrë të gjitha reformat e sipërpërmendura, si: të përfitojnë strehim, përkrahje sociale, përkujdesje shëndetësore dhe edukim arsimor njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë, minoriteti rom do të mbetet i përjashtuar.Sipas Avokatit të Popullit marrja e masave për zbatimin e këtyre rekomandimeve është hap i rëndësishëm për zgjidhje reale të problematikës së minoritetit rom në vend.